9 C
Prizren
E premte, 7 Nëntor, 2025

Kosova, e parë nga qielli (Video)

Kosova e parë nga qielli, me forma dhe ngjyra, që syri vështirësisht i rrok nga afër. Plot 99 foto, të shkrepura për herë të parë nga lart, sjellin bukuritë natyrore dhe sidomos ato të trashëgimisë kulturore të gjysmës tjetër shqiptare.

Destinacioni i ri i Alket Islamit në ajër, pas Shqipërisë është Kosova dhe qytetet e saj, rrugët që zgjaten mes malesh, apo peizazhe urbane që shoqërojnë një udhëtim fotografik të rrallë.

Në këtë vëllim të parë, objektivi i Islamit fluturon mbi objekte historike, që të çojnë sa në Prizren me kalanë, arkitekturën dhe historinë e tij të veçantë; kishën dhe xhaminë e Ferizajt, në Prishtinë e Gjakovë, me alpet e malësisë, liqenet malore; kësaj here për të promovuar turizmin dhe vlerat, mbi të cilat koha dhe njerëzit kanë lënë gjurmët e tyre.

“Është një përzierje e trashëgimisë me natyrën. Aty janë të vendosura të gjithë monumentet e kulturës së Prizrenit, ku është fokusuar më shumë aparati fotografik, Gjakovës dhe dhe një pjesë e natyrës së Kosovës. Janë të fokusuara mirë dy nga manastiret më të mëdha që ka Kosova, e mbi të gjitha kopertina, që flet vet për bashkëjetesën fetare. Vëllimi tjetër do të ketë më shumë natyrë, ndërsa i fundit do të jetë me të gjithë pjesën e Alpeve dhe malësisë së Kosovës”, shprehet Alket Islami. /Top Channel/

Më Shumë

Rikonstruktimi i shkollës “Besim Ndrecaj” sjell kushte moderne për nxënësit e Malësisë së Re në Prizren

Shkolla  “Besim Ndrecaj” në  Malësi të Re në Prizrenit ka marrë një pamje të re pas rikonstruktimit të plotë të ambienteve të saj. Klasa moderne,...

Humb jetën një motoçiklist në Rahovec

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në të cilin kanë qenë të përfshira një veturë me targa vendore dhe...

Lajmet e Fundit