8.6 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

Thaçi në “fron”, Kosova në tension

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, i ka të sigurta votat për t’u zgjedhur president i vendit. Përfaqësuesit e koalicionit qeverisës as që e vënë në dyshim çështjen e numrave, edhe pse drejtuesit e Listës Serbe ende nuk kanë dalë me qëndrim përfundimtar.

Pos të gjitha votave të PDK-së, Thaçi pritet t’i marrë edhe votat e Grupit Parlamentar “6+”. Nga LDK-ja mësohet se vetëm Vjosa Osmani dhe Adem Salihaj janë kundër zgjedhjes së Thaçit president. Në votimin e presidentin nuk do të marrin pjesë deputetët e opozitës si dhe deputeti, Gëzim Kelmendi, i cili është pa grup parlamentar. Tashmë është paralajmëruar se opozita do të bëjë përpjekje që ta pengojë mbajtjen e seancës dhe gjithashtu do të protestojë jashtë Kuvendit duke ftuar edhe qytetarët që të kundërshtojnë para Kuvendit zgjedhjen e Thaçit president.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, ka thënë se e premtja do jetë ditë feste në Kosovë, ndërsa është shprehur i bindur që shefi i tij, Hashim Thaçi, i ka të sigurta votat për president. /Zëri/

Më Shumë

Manipulimi me vota: Kryesuesi i komisionit nga Malisheva ndalohet për 48 orë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se më datë 28 janar 2026 ka ndërmarrë veprime hetimore lidhur me dyshimet për falsifikim të rezultateve të...

Zgjidhet kryetari i Këshillit të Prindërve në nivel komunal në Suharekë

Në ambientet e Komunës së Suharekës është mbajtur takimi i Këshillit të Prindërve në nivel komunal, me qëllim të konstituimit të këtij këshilli dhe...

Lajmet e Fundit