UPZ, marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Pulas në Kroaci

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Pulas në Kroaci. Marrëveshja përkatëse është nënshkruar nga rektorët e të dy universiteteve të hënën gjatë një vizite që po zhvillon në Kroaci, rektori i UPZ-së, Ramë Vataj, kryesuesi i Këshillit Drejtues, Bekim Gashi dhe Prorektori për Marrëdhënie me Jashtë Sadik Idrizi.

Në bazë të marrëveshjes Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Universiteti i Pula-s do të bashkëpunojnë në shkëmbimin e dijës dhe përvojave, mobilitetin e studentëve, profesorëve dhe stafin jo akademik, organizimin e aktiviteteve shkencore, organizmin e seminareve dhe konferencave të ndryshme dhe në aktivitete të ngjashme. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rahoveci ndan Medaljen e Lirisë në Ditën e Çlirimit

Me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit të Komunës së Rahovecit, do të mbahet ceremonia solemne e ndarjes së Medaljes së Lirisë, në...

Komuna e Prizrenit u bën thirrje qytetarëve të paguajnë këstin e parë të tatimit në pronë deri më 30 qershor

Komuna e Prizrenit  ka rikujtuar për qytetarët se afati i fundit për pagesën e këstit të parë të tatimit në pronë është deri më...

Lajmet e Fundit