Haxhi Avdyli mbron Anton Çunin dhe Hatim Baxhakun

Kryetari i LDK-së në Prizren Haxhi Avdyli ka përkrahur deputetët e Prizrenit të cilët nuk e kanë votuar Hashim Thacin për president të Kosovës.

Avdyli, sipas burimeve të Gazeta Blic, ka thënë se ai në asnjë mënyrë nuk do të pranoj përjashtimin nga partia të Anton Çunit dhe Hatim Baxhakaut, deputetëve nga ajo zonë që nuk morën pjesë në seancën presidenciale.

Të njëjtin kundërshtim e ka pas edhe Kryetari i Degës së Katërt në Prishtinë, Halim Muqolli.

“Muqolli madje ka ka kundërshtuar edhe Isa Mustafën, për trajtim klientelist të deputetëve. Por ai morri përgjigje të prerë na Mustafa, se nëse nuk të pëlqen puna, nuk e ke vendin këtu”, theksoi burimi në LDK.

Ndërkaq, tre kryetarë degësh të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë kërkuar sot përjashtimin nga partia të deputetëve që kanë refuzuar të marrin pjesë në Mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ku Hashim Thaçi u zgjodh President i Kosovës, ka mësuar Gazeta Blic nga burimet e saja në LDK.

LDK para pak momentesh ka përmbyllur mbledhjen e Kryesisë me kryetarët e degëve, ku edhe është paraqitur kjo kërkesë.

“Gazmend Muhaxheri i Pejës, Luan Gola i Gjakovës si dhe Fadil Gashi i Klinës kanë kërkuar përjashtimin nga Partia të deputetëve që nuk morrën pjesë në seancën e Kuvendit dhe nuk e pranuan t’ia bëjë kuorumin për president, Hashim Thaçit”, ka theksuar për Gazeta Blic një zyrtarë i LDK-së. /GazetaBlic.com/

Previous article
Next article

Më Shumë

Arrestohet edhe nëna e dy të rinjve që dyshohen për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobajë të Prizrenit

Një ngjarje tragjike ka tronditur Prizrenin të dielën, ku një i ri ka mbetur i vrarë pas një përleshjeje që ndodhi në mesditë. Si pasojë...

Totaj: Komuna e Prizrenit do të vazhdojë mbështetjen për gratë sipërmarrëse

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka marrë pjesë në Konferencën Nismëtare të projektit “E Ardhmja e Saj”, një iniciativë që synon fuqizimin...

Lajmet e Fundit