8.5 C
Prizren
E mërkurë, 22 Prill, 2026

Kulla e Jasharëve, para shembjes

Krerë të institucioneve të shtetit, presidentë, kryeministra, kryeparlamentarë, deputetë, kryetarë të partive, sa herë që vijnë në Prekaz, vijnë me gojën plot për rezistencën dhe qëndresën e Jasharëve dhe të komandantit legjendar, Adem Jashari, por asnjërit prej tyre nuk i është kujtuar të pyesë se në çfarë gjendje janë kulla dhe shtëpitë e pamposhtura të Jasharëve

Kulla e Jasharëve ka filluar të shembet për shkak të mungesës së përkujdesjes nga shteti. Kullën dhe shtëpitë e Jasharëve në Prekaz, sikurse shumë memoriale dhe komplekse të varrezave të dëshmorëve, shteti i ka lënë krejtësisht në harresë dhe për mungesë të përkujdesjes ato tani kanë filluar të shkatërrohen, madje edhe të shemben.

Vizitorët nga të gjitha anët e vendit dhe nga trojet shqiptare, të cilët për tre ditë të “Epopesë së UÇK-së” nuk kanë reshtur ta nderojnë vendin dhe dëshmorët që bënë kthesën e madhe të historisë së Kosovës, nuk kanë mundur të përmbahen nga pamjet trishtuese të gjurmëve të armëve të policisë dhe të ushtrisë së Serbisë në kullën dhe në shtëpinë e pamposhtur të Jasharëve, por nuk kanë mundur të mbesin as indiferentë dhe të heshtin ndaj pamjeve tmerruese të shkatërrimit të tyre, si pasojë e mospërkujdesjes.

Shteti tashmë krejtësisht i ka lënë në harresë kullën dhe shtëpitë e rezistencës dhe qëndresës së familjes Jashari në Prekaz, siç i ka lënë në harresë krejtësisht edhe varrezat e dëshmorëve në Polac, si dhe Shtabin e Ushtrisë Çlirimtare në Likofc. /Zëri/

Më Shumë

P.C Prizreni mbetet në Ligën e Parë

Proton Cable Prizreni nuk ka arritur të sigurojë ngjitjen në ProCredit Superligë, pasi është mposhtur në serinë finale nga Drita. Skuadra prizrenase u ndal në hapin...

Komuna e Prizrenit ndan bursa për fëmijët e veteranëve dhe invalidëve të luftës së UÇK-së

Komuna e Prizrenit ka marrë vendim që edhe këtë vit të ndajë bursa për fëmijët e veteranëve dhe invalidëve të luftës së UÇK, të...

Lajmet e Fundit