9.7 C
Prizren
E martë, 21 Prill, 2026

Prizren: Zagari ia kafshon pulën në Medvec, kanos me pushkë fqinjin

Policia Rajonale e Prizrenit ka bërë të ditur se dje rreth orës 14:00, në Medvec ka plasur sherri në mes të dy fqinjëve me mbiemër Kastrati, që për pasojë ka rezultuar me sulm fizik dhe kanosje me armë.

Deri te konflikti ka ardhur pasi zagari i njërit prej tyre e kafshon pulën e fqinjit, të cilët janë rrahur më pas, derisa i sulmuari më pas hyn brenda shtëpisë dhe e kanos me pushkë të gjuetisë sulmuesin.

“Sipas hetuesve të cilët kanë kryer hetime në vendin e ngjarjes, thuhet se njëri nga të dyshuarit ka shkuar tek shtëpia e fqinjit për të shprehur kundërshtimin e tij për shkak se zagari i fqinjit ia ka kafshuar pulën dhe në shenjë zemërimi e sulmon fizikisht fqinjin me ç’ rast i shkakton lëndim të lehtë trupor, gjë që vërtetohet me raport mjekësor nga emergjenca, ndërkaq, fqinji i sulmuar, hynë në shtëpi dhe e merr pushkën e gjahut dhe e kanos sulmuesin”, thuhet në njoftim.

Policia e Prizrenit i ka arrestuar të dy të dyshuarit dhe e ka sekuestruar pushkën e gjahut.

“Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të ndalën nën masën e arrestit gjer në një urdhër tjetër”, thuhet në fund. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Inspektorati i Malishevës intensifikon aksionet kundër hedhjes së mbeturinave, shqiptohet gjobë 200 euro

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës ka bërë të ditur se po vazhdon aktivitetet në terren për parandalimin e hedhjes së mbeturinave në...

Përkujtohet heroi Ismajl Kryeziu në Prizren

Me homazhe u përkujtua 27-vjetori i rënies heroike të dëshmorit Ismajl Kryeziu - Komandant Shpendi, ku u kujtua jeta dhe veprimtaria e tij gjatë...

Lajmet e Fundit