Revoltohet Lubonja: 5 lejet e ndërtimit për pallate Fevziut ja dha Rama

Analisti Fatos Lubonja ka sulmuar ashpër gazetarin Blendi Fevziu, duke e quajtur intervistën e tij ndaj Kryeministrit Rama, si një teatër.

“Rama dhe Fevziu bënë një lloj teatri bashkë, se askush nuk pyet kush ia ka dhënë Fevziut ato 3,4 apo 5 lejet e ndërtimit për pallate, të cilat dihet që ia ka dhënë Rama e jo Berisha”, është shprehur analisti Fatos Lubonja, në emisionin Oktapod të Turjan Hyskës në Vizion Plus.

Tonet e ashpra Lubonja nuk I ka kursyer as për Kryeministrin.

“Dhuna tregon pafuqi qeverisjeje. Por, dhuna të ikën nga duart dhe krijon pasoja”, shton ai.

Lubonja theksoi se Rama nuk duhet të kërkojë vetëm varrin e shoqërisë civile, por edhe vrasësin dhe varrmihësin e tij.

Sipas tij, shoqëria civile duhet të rezistojë, sepse nuk ka shpresë tjetër. Ai e quan “Idiot” projektin për Bulevardin, duke theksuar se Tirana duhet të ndalojë çimentizimin, pasi projektet duhet të bëhen ku ndodhet komuniteti dhe jo duke goditur komunitetin.

Po ashtu Lubonja ka kritikuar rëndë edhe nivelin e lartë të kriminalitetit në vend.

Më Shumë

Dragashi përfiton mbi 883 mijë euro nga Granti i Performancës Komunale

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se ka nënshkruar Grantin e Performancës Komunale në vlerë prej 883,837.56 euro, mjete të cilat...

Arrestohet 27-vjeçari i dyshuar për vjedhje të rëndë në Suharekë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”, pas një operacioni hetimor disa ditor në Suharekë. Sipas njoftimit...

Lajmet e Fundit