Pesë mashtrues dënohen me gjobë në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, pas pranimit të aktakuzës dhe marrëveshjes së pranimit të fajësisë, të akuzuarit me inicialet N.K., Sh.K., F.G. nga Prizreni, I.B. nga fshati Dobërdol – Komuna e Podujevës, si dhe M.K. nga fshati Budakovë – Komuna e Suharekë, për shkak të veprës penale të mashtrimit në bashkëkryerje nga neni 261 par. 2 e lidhur me nenin 23 të KPK-së gjykata shpalli fajtor të akuzuarit, dhe secilin veç e veçi dënoi me burg në kohëzgjatje prej 6 muajve, ku në këtë dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak.

Gjyqtari gjykues duke aplikuar dispozitat e nenit 47 të KP-së, pasi që mori pëlqimin e të akuzuarve të lartë cekur dhe mbrojtësve të tyre, dënimi i shqiptuar me burgim për secilin veç e veç me nga 6 muaj, ju zëvendësohet me dënim me gjobë secilit veç e veç me nga 4.000 (katërmijë) euro, në të cilën shumë të dënimit me gjobë do të llogaritet për secilin veç e veç koha e kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak.

Të akuzuarit prej viti 2009, në vazhdimësi në intervale të ndryshme kohore deri më datën 09.09.2011, duke vepruar bashkërisht në territorin e Komunës së Prizrenit, Suharekës, Rahovecit me qëllim që vetit ti sjellin dobi pasurore të kundërligjshme paraqiten si zyrtar të kompanisë së telefonisë “IPKO”, kinse sipas projektit të kësaj kompanie, bëjnë vendosjen e antenave në pronat – palujtshmërisë private dhe si kusht për këtë ofertë nga të dëmtuarit marrin shuma të konsiderueshme të hollash. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Bylbyl Sokoli largohet nga Malisheva

KF Malisheva ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me kryetrajnerin Bylbyl Sokoli. Sipas komunikatës së klubit, vendimi është marrë pas një takimi dhe analize të...

Liria e Prizrenit mbetet pa tre aksionarë

Liria e Prizrenit  tashmë do t’i bëjë llogaritë pa tre aksionarët nga Prizreni: Valon Osmani, Xhoshkun Dragoj dhe Dardan Kodra. Burime të AL News mësojnë...

Lajmet e Fundit