0.3 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Malisheva, zona që pushtohet nga rriqrat

Rriqrat6-21Ethet hemorragjike apo siç njihen ndryshe Krime Kongo, kanë marrë jetën e nëntë kosovarëve. Malisheva mbetet zona më endemike nga rriqrat, ku numri më i madh i të vdekurve nga pickimi i rriqrave janë nga kjo Komunë. Pesë persona kanë humbur jetën nga Komuna e Malishevës, një nga Rahoveci, nga Komuna e Gjakovës po ashtu ka humbur jetën një person, nga Klina gjithashtu një si dhe nga Suhareka ka humbur jetën një person.

Infektologu Salih Ahmeti, i cili njëherësh është edhe shef i repartit të etheve hemorragjike në Klinikën e Infektivës në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), ka treguar se deri më tani në këtë Klinikë janë trajtuar gjithsej 132 raste si të dyshuara me ethe hemorragjike, por që sipas tij vetëm 23 prej tyre në bazë të analizave që u janë bërë kanë rezultuar të prekur nga ky virus. Ahmeti ka treguar për gazetën “Zëri”, se ditëve të fundit ka rënë numri i rasteve që kërkojnë ndihmë në këtë klinikë.

“Aktualisht janë tre të shtrirë në Klinikën tonë nga Komuna e Malishevës, të cilët janë në gjendje klinike të mirë dhe pa ndonjë manifestim serioz klinik. Kohëve të fundit, ditëve të fundit numri i rasteve është në rënie, praktikisht jemi në fundin e sezonit të zakonshëm të kësaj sëmundje”, ka treguar Ahmeti.

Ndërkaq zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë (MSH), Faik Hoti, ka treguar se janë marrë me kohë të gjitha masat për parandalimin e këtij virusi vdekjeprurës, por që sipas tij, ky vit ka qenë vit i ciklit të zhvillimit biologjik të rriqrave, që sipas tij përsëritet çdo katër apo pesë vite.

Hoti ka treguar se dezinsektimi në zonat endemike ka filluar qysh në muajin prill të këtij viti dhe ka nisur pikërisht me Komunën e Malishevës, që njihet si njëra ndër zonat më endemike të vendit tonë. Sipas tij, përpos Institutit Kombëtar të Shëndetit Publike (IKSHP), MSH-së, janë angazhuar të gjitha njësitet e Shëndetësisë Publike nëpër të gjitha komunat.

Po ashtu edhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka angazhuar gjithsej 40 punëtorë për t’i dalë në ndihmë MSH-së dhe IKPSH-së, si dhe janë mbajtur edhe ligjërata në shkolla e QMF, për vetëdijesimin e qytetarëve. Sipas Hotit, me që Malisheva llogaritet si zona më e prekur apo si vatra e rriqrave, MSH-ja në Qendrën Kryesorë të Mjekësisë Familjare (QKMF), në këtë komunë ka siguruar një aparat të hemogramit për analiza të pacientëve të pickuar nga rriqrat.

Gjithashtu IKSHP-së dhe MSH-së, u kanë dalë në ndihmë edhe Ministria Bujqësisë, Ministria e Ekonomisë dhe Financave, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e FSK-së, Ministria e Mjedisit, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë. Hoti ka treguar se Qeveria e Kosovës ka shpenzuar gjithsej 456 mijë euro për parandalimin e këtij virusi.

Më Shumë

Kastrati raporton për projektet kryesore në takimin me qytetarët

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka mbajtur sot takimin e dytë publik për vitin 2024, ku prezantoi projektet e realizuara dhe ato...

Kurti: Po punohet për ngritjen e standardit të jetesës për romët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja Emilja Rexhepi, deputeti Ergjan Galushi, morën pjesë në aktivitetet kulturore kushtuar gjuhës dhe kulturës Rome. Kryeministri...

Lajmet e Fundit