8.9 C
Prizren
E diel, 19 Prill, 2026

Petrit Çeku me koncert recital në Prizren

Sonte në ora 19:00, në qytetin e Prizrenit do të mbahet koncerti recital nga Petrit Çeku, i cili ka për qëllim përkrahjen e Down Syndrome Kosova, qendra në Prizren.

Kjo iniciativë ka siguruar një shumë të konsiderueshme mjetesh, të cilat bashkë edhe me të hyrat që do të sigurohen nga shitja e biletave të koncertit, do t’i dhurohen kësaj shoqate për rritjen e cilësisë së shërbimeve ndaj personave të prekur nga sindroma Down.

Lidhur me koncertin, Petrit Çeku tha: “Roli im në recitalin e së Dieles është që t’i interpretoj sa më mirë veprat e kompozitorëve që i kam në program, duke krijuar njëkohesisht mundësinë që bashkë me publikun të marrim pjesë në ndërtimin e një institucioni që i përmban vlerat fundamentale njerëzore të një shoqërie. I falemnderoj të gjithë individët, OJQ-të, kompanitë dhe artistët që pa hezitim dhanë kontributin e tyre dhe morrën pjesë në realizimin e këtij koncerti, si dhe të gjitha ngjarjeve tjera në përkrahje të Down Syndrome Kosova!”.

Ky koncert u realizua me organizimin e Fondacionit Lumbardhi dhe përkrahjen e Shtëpisë së Kulturës në Prizren, Studio Helix, Bubrrecat, Night Design Studio dhe AMM, si dhe Barcode, BarAca, DokuKino dhe Dit’ e Nat’. Dyert hapen në orën 18:30./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Komuna e Prizrenit ndan bursa për fëmijët e veteranëve dhe invalidëve të luftës së UÇK-së

Komuna e Prizrenit ka marrë vendim që edhe këtë vit të ndajë bursa për fëmijët e veteranëve dhe invalidëve të luftës së UÇK, të...

Peja barazon serinë, gjithçka vendoset në Suharekë

Peja ka rikthyer baraspeshën në çerekfinalen e “Play-off”-it të ProCredit Superligës, duke mposhtur Golden Eagle Ylli me rezultat 99:81. Pejanët zhvilluan një paraqitje të fortë...

Lajmet e Fundit