Vrasja në Gjirokastër

Teksa autori i ngjarjes së fshatit Shtëpëz të Gjirokastrës, ku mbeti i vrarë një 29-vjeçar është ende në kërkim, policia ka vënë në pranga dy persona për moskallëzim krimi.

Sipas burimeve zyrtare, janë arrestuar Emiljano Vocka, 23 vjeç dhe Samuel Jaçe, 29 vjeç.

Policia thotë se ata kanë qenë dëshmitarë okularë të ngjarjes dhe në kohën kur kanë shkuar shërbimet policore Vocka dhe Jaçe janë larguar dhe nuk kanë njoftuar për ngjarjen e ndodhur.

Ndërkohë që një ditë më parë, nga të dhënat e para rezultonte se Vocka i ka dhënë armën autorit të krimit, Enrik Lluka, 28 vjeç, akuzë për të cilët vijojnë hetimet./TCH

Më Shumë

“Efekti Limaj” në Malishevë? PDK prin në bastionin tradicional të Nismës

Rezultatet e para preliminare nga komuna e Malishevës po e vendosin PDK’në të parën. Me 27 nga 72 vendvotime të numëruara, përkatësisht 37.50 për...

64 aksidente trafiku në 24 orë në Kosovë, 25 me të lënduar

Sipas raportit 24-orësh të Policia e Kosovës, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 64 aksidente trafiku në vend. Nga to, nuk është raportuar asnjë aksident...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit