8.8 C
Prizren
E hënë, 30 Shtator, 2024

Kobaja, fshati ku dikur kalonin shtigjet e luftës

Ky vendbanim është themeluar me të ardhurit nga lagjja Badallaj e Zhurit

“I pari i kësaj lagjeje ka ardhur këtu si bari me stane. Prandaj banorët e këtij fshati janë të një barku dhe një gjaku, duke përjashtuar dy familjet e ardhura, Fanaj dhe Rashkaj”, ka thënë Bislimaj

Fshati Kobajë i Prizrenit konsiderohet si vendbanim i ri. Mr. Orhan Bislimaj tregon se banori i parë i këtushëm është i ardhur nga fshati Zhur, lagjja Badallaj dhe që i përkasin fisit Bytyç.

“I pari i kësaj lagjeje ka ardhur këtu si bari me stane. Prandaj të gjithë fshati janë të një barku dhe një gjaku, duke përjashtuar dy familjet e ardhura, ato Fanaj dhe Rashkaj”, ka thënë Bislimaj. Sipas tij, banorët shquhen për traditën e mikpritjes si dhe festimin e disa festave të vjetra.

“Shënohen dhe festohet me përkushtim akoma dy festat, ajo e Shëngjergjit dhe Shënmitrit”, tregon Bislimaj. Po ashtu, banorët tregojnë respekt edhe për objekte që për ta janë të veçanta, si Tyrbja e Baba Soziut dhe Guri i Zi.

Kobaja me shumë kurbetçinj

Kryetari i këtij fshati, Behxhet Osmanaj, tregon për “Kosova Sot” se fshati Kobajë ka 2300 banorë, kryesisht të ardhur nga fshati Zhur. “Kobaja për shkak të konfiguracionit strategjik gjatë luftës ishte pika kryesore e të gjitha takimeve, sepse kishte rrugë lidhëse në të gjitha anët nga qyteti në fshatra dhe anasjelltas. Prandaj Kobaja luftës i falën dy dëshmorë dhe 21 veteranë lufte. Ishte korridor i UÇK- së”, na thotë Osmanaj, duke shtuar se të parët i kushtuan shumë rëndësi shkollimit të gjeneratave të reja dhe tani ky fshat ka 13 magjistra shkencash. Megjithatë, sipas tij, banorët kryesisht merren me bujqësi, shkruan sot, gazeta Kosova Sot.

Banori Bujar Rramanaj tregon se nga 170 familje sa ka fshati, kurse për fat të keq rreth gjysma e banorëve jetojnë jashtë vendit, siç shprehet ai “me bukën e kurbetit”. Por, ai shprehet se banorët e mbetur po përpiqen të ruajnë traditën e trashëguar nga të partë. “Fshati ka ruajtur në mënyrë fanatike sidomos traditën e dasmave dhe kanagjeqeve”, shprehet Rramanaj.

Ia pa hajrin shtigjeve të luftës

Ndryshe, fshati Kobajë tani ka pasur shumë investime pas lufte. Banorët shprehen se fshatit i është dhënë vendi meritor. Banorët tregojë se përfituan nga iniciativat të gjitha shtigjet e UÇK-së të asfaltohen, andaj edhe fshati Kobajë deshi fati të lidhet në katër anë me asfalt. Prandaj, ajo që e dallon fshatin është infrastruktura e mirë.

“Fshati ka ruajtur në mënyrë fanatike sidomos traditën e dasmave dhe kanagjeqeve”, shprehet Rramanaj

Më Shumë

Eris Bajra fiton titullin “IBO World Youth”

Eris Bajra arriti të fitojë titullin “IBO World Youth”, në kategorinë e peshave të lehta. Kosovari që ka nënshtetësi të Zvicrës, u rrah me Raul...

Përurohet gjimnazi në Romajë të Hasit

Sot në fshatin Romajë të Hasit u përurua shkolla e re, e cila do të shërbejë si një qendër edukative për nxënësit e gjimnazeve...

Lajmet e Fundit