Zafir Berisha: Gazi lotsjellës mund të rikthehet në Kuvend

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga NISMA, Zafir Berisha, ka thënë për Indeksonline se opozita do të vazhdojë e bashkuar të funksionojë.
Sipas Berishës opozita ka mos pajtime për cështje të ndryshme, por në një pik pajtohen, rrëzimin e qeverisë.

“Opozita e bashkuar do të vazhdojë angazhimet për ta kundërshtuar këtë qeveri antikushtetuese. Natyrisht, besoj që edhe opinioni e dinë, ne nuk jemi një subjekt politik dhe mund të ketë nuanca të mospajtimit për çështje të ndryshme, por emërimi i përbashkët është luftimi i qeverisë antikushtetuese”, ka thënë Berisha për Indeksonline.

Berisha ka folur edhe për gazin lotsjellës, që sipas tij, e ka kryer efektin e vet. Mirëpo Berisha ka thënë se nuk përjashtohet mundësia që të rikthehet gazi në Kuvend, nëse vazhdon zbatimi i marrëveshje, Asociacionit dhe demarkacionit me Malin e Zi.

“Ne kemi qenë të parët që kemi menduar se gazi lotsjellës e ka arritur efektin. Nuk përjashtohet rikthimi i gazit në Kuvend nëse kjo qeveri vazhdon me kokëfortësi t’i realizojë marrëveshjet e dëmshme, përndryshe për momentin gazi e ka kryer efektin e vet. Në rast se kjo qeveri mendon bllanko t’i realizojë marrëveshjet edhe për demarkacionin edhe Asociacionin, e kemi vërejtur se vetëm gazi mund t’i ndal. Aktualisht presim të reflektojnë dhe përkohësisht është ndërprerë gazi”, ka thënë Berisha për Indeksonline.

Opozita të premten anuloi protestën që ishte paralajmëruar më 26 mars. Tri partitë opozitare, VV, AAK dhe NISMA e kanë quajtur këtë shtyrje të protestës për një datë të ardhshme, pa dhënë afat se kur do të mbahet./Indeksonline/

Më Shumë

Prizren: Arrestohet 62-vjeçari i dënuar me mbi 2 vjet burg për mashtrim

Në Prizren është arrestuar një person i kërkuar dhe i dënuar me burg efektiv për veprën penale “Mashtrim”.   Sipas njoftimit të Policisë në Facebook, zyrtarët...

Detaje nga rrahja në Prizren: Tre të lënduar, dy nga thika

Katër persona janë përfshirë në një rrahje që ka ndodhur sot në Prizren. Tre prej tyre kanë pësuar lëndime, dy nga thika dhe një tjetër...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit