“EC Ma Ndryshe”, peticion kundër degradimit të Prizrenit

harullah cekuOrganizata Joqeveritare “EC Ma Ndryshe”, do të shpallë të hënën fillimin e peticionit ‘’Qytetarët e Prizrenit kundër degradimit të qytetit”.

Drejtori Ekzekutiv i “Ec Ma Ndryshe”, Harullah Çeku tha se konferenca rreth peticionit do të mbahet në ora 11:00 në sheshin “Shatërvan” në Prizren.

“Në këtë konferencë do të prezentohen kërkesat të cilat i përmban peticioni i cili do t’i drejtohet kryetarit të ardhshëm / kryetares së ardhshme të Komunës së Prizrenit. Ky peticion është edhe një iniciativë e “EC Ma Ndryshe” për të siguruar rend urbanistik në Prizren dhe mbrojtur trashëgiminë kulturore”, tha Çeku./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi...

Lajmet e Fundit