6.5 C
Prizren
E enjte, 13 Nëntor, 2025

Konfiskohen 60 kilogram drogë, kontrollohen lokacionet në Prizren dhe Dragash

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik , e asistuar nga njësitet relevante policore kufitare dhe të stacioneve policore, pas një pune operativo-hetimore ka realizuar një operacion të suksesshëm policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e tre personave, ka njoftuar PK-ja përmes një komunikate.

Të arrestuarit dyshohen për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge vepër penale e sanksionuar sipas neni 273, transmeton Koha.net.

Operacioni policor është realizuar me dje në Han të Elezit, ka bërë të ditur Policia e Kosovës. Si rezultat i veprimeve policore janë ndaluar tre persona të dyshuar, të cilët janë zënë në flagrancë duke shkëmbyer substancën narkotike.

Personat e dyshuar tanimë të arrestuar janë:

1. Sh. H. viti i lindjes 1967, mashkull nga Kosova.

2. S. H. viti i lindjes 1986, mashkull nga Kosova.

3. R. Sh. viti i lindjes 1989, mashkull nga Kosova.

Pk-ja ka thënë se personat e dyshuar kishin në posedim katër automjete, prej tyre një kombi në të cilin janë gjetur dhe sekuestruar rreth kilogram substancë e dyshuar se është marihuanë.

Si vazhdimësi e hetimeve me urdhër të prokurorit kompetent janë kontrolluar edhe tri lokacione, një në Han të Elezit, një në Prizren dhe një në rrethinën e Dragashit.

Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar;

• Rreth (60) kilogram substancë narkotike e dyshuar se është marihuanë,

• Katër (4) automjete të dyshuara të përfshira në rast,

• Një (1) revole e tipit zastava (kal.9mm),

• Dhjetë (10) telefona celular,

• Një (1) aparat digjital,

• Para kesh (345) euro dhe,

• Dokumentacione të ndryshme.

Me vendim të prokurorit tre personave të dyshuar, iu është caktuar masa e ndalimit dhe janë dërguar në mbajtje.

Më Shumë

45 aksidente dhe mbi 1 mijë e 600 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

45 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë, ku 18 prej tyre kanë qenë me të lënduar dhe 27 me...

Robert De Niro do të luajë në njê film për Kosovën

Një film ndërkombëtar që do të trajtojë luftën e Kosovës pritet të mbledhë dhjetëra aktorë të njohur të Hollywood-it, përfshirë edhe legjendën e kinemasë...

Lajmet e Fundit