17.1 C
Prizren
E mërkurë, 7 Maj, 2025

I moshuari i kërkonte seks, dëshmia e vajzës: Na ndante një oborr

Fqinji i moshuar i ishte kthyer në makth vajzës së re, i cili e përndiqte dhe i kërkonte të lidheshin bashkë duke i thënë gjithnjë se e “pëlqente shumë”.

Sipas Policisë së Lushnjës, 25-vjeçarja nga fshati Mizë i këtij rrethi, është paraqitur në komisariat dhe ka kërkuar ndihmë, pasi sipas saj fqinji 69-vjeçar e përndiqte gjithandej dhe madje i kërkonte seks.

Ajo ka dëshmuar se kjo situatë i ishte bërë stresuese prej shumë kohësh dhe nuk mund ta duronte dot më, pasi kudo që shkonte, 69-vjeçari me inicialet D. Sh. i ishte bërë “hije”.

E ndodhur në këto kushte, vajza e re i është drejtuar Policisë së Lushnjës, e cila ka shoqëruar më pas të moshuarin dhe pasi e ka marrë në pyetje, ia ka kaluar materialet Prokurorisë. D. Sh. do të hetohet në gjendje të lirë, ndërsa mësohet se gjatë marrjes në pyetje nuk e ka pranuar përndjekjen e vajzës, por vetëm se ai kishte simpati për të, shkruan panorama. Sipas të dhënave, 25-vjeçarja në dëshminë e dhënë para punonjësit të policisë, ka pohuar se me fqinjin e saj D. Sh., i ndante veç një oborr.

Para disa muajsh kur ata janë ndodhur të vetëm, secili në oborr të vet, i moshuari i është afruar duke i bërë fillimisht komplimente, dhe më pas i ka thënë 25-vjeçares se e pëlqente shumë.

Fillimisht vajza nuk është shqetësuar nga kjo, duke menduar se ndoshta fqinji i moshuar kishte qenë i dehur. Por edhe në ditët më pas, kur ajo shkonte në dyqan, te shoqet në fshat, te të afërmit apo edhe punët e përditshme të bujqësisë, “rastësisht”, para ose mbrapa saj, gjendej gjithnjë fqinji i saj.

Ai e kishte ndaluar atë disa herë dhe i kishte kërkuar të shkonte me të në një vend larg syve të fshatit dhe të kryenin marrëdhënie. Por ndonëse 25-vjeçarja e ka refuzuar, i moshuari ka vijuar të këmbëngulë duke i shkuar asaj nga mbrapa. Për të evituar konfliktet familjare, vajza e re nuk ka kërkuar ndihmën e të afërmve.

Ajo ka menduar ta zgjidhë me policinë këtë çështje, ndërsa është shprehur para punonjësit që i ka mbajtur asaj kallëzimin, se fqinji i ishte kthyer në makth. Pas denoncimit të saj, policia ka thirrur të moshuarin dhe e ka marrë në pyetje, por ai e ka mohuar ta ketë përndjekur fqinjën e tij. “Është e vërtetë, unë kam simpati për të. Por nuk e kam përndjekur dhe as i kam kërkuar seks”,- është shprehur 69-vjeçari./BW/

Më Shumë

Ena Bulku, Arbër Selmani dhe Elvin Nuri – fituesit e Fondit të Krijimtarisë Letrare për të Rinj për vitin 2025

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ndau sot vlerësimet për fituesit e Fondit të Krijimtarisë Letrare për të Rinj për vitin 2025. Juria, e kryesuar...

Komedia e zezë “Vetmi në Perëndim” e Teatrit të Pogradecit sonte vjen në Prizren

Shfaqja “Vetmi në Perëndim” e Teatrit të Pogradecit të premten mbrëma vjen në Prizren. Kjo vepër është realizuar me regji të Orges Karaga nga trupa...

Lajmet e Fundit