14.1 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Përçarja e opozitës forcoi pushtetin

Përçarja e partive opozitare i ka krijuar komoditet partive në koalicionin qeverisës, që të vendosin për kohën e shkuarjes së vendit në zgjedhje. Analistët politikë thonë se pas kësaj situate të krijuar zgjedhje do të ketë vetëm kur dëshiron PDK-ja

Mospajtimet brenda bllokut opozitar rreth listës së përbashkët zgjedhore kanë bërë që “Vetëvendosja” në njërën anë dhe AAK-ja e “Nisma” në anën tjetër të dështojnë përfundimisht në arritjen e synimit të tyre – rrëzimin e Qeverisë dhe çuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme.

Analistët thonë se kjo përçarje mes partive opozitare i ka krijuar koalicionit qeverisës, sidomos Partisë Demokratike të Kosovës, komoditetin që të vendosë vetë se kur do të shkojë në zgjedhje.

“Përçarja e opozitës duke mos u jetësuar ideja e Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ për krijimin e një alternative për Kosovën dëshmon se PDK-ja (me koalicionin) tashmë e ka finalizuar kapjen e shtetit dhe ajo vendos se kur dhe si duhet mbajtur zgjedhjet, të jashtëzakonshme ose të rregullta, se si duhet të duket shteti sipas modelit të tyre dhe si duhet të funksionojë opozita”, ka thënë për “Zërin” analisti, Halil Matoshi.

Madje, sipas tij, PDK-ja i ka vendosur edhe konturat se kur, si dhe çka duhet të mendojë secili individ dhe deri ku tolerohet liria e shprehjes, sepse, siç thotë ai, partia më e madhe në vend e konsideron veten etalon (masë) të shprehjes së lirisë. /Zëri/

Më Shumë

Luljeta Veselaj-Gutaj nuk do të kandidojë në zgjedhjet e 7 qershorit

Ish-deputetja dhe anëtarja e Partia Demokratike e Kosovës, njëherësh drejtoreshë e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka njoftuar se nuk do të kandifojë në...

Persona të maskuar vjedhin rreth 15 mijë euro e thyejnë kamerat e sigurisë në një depo në Dragash

Policia ka njoftuar se persona të maskuar kanë hyrë në një firmë ndërtimore në fshatin Buqe të Dragashit dhe kanë vjedhur rreth 15 mijë...

Lajmet e Fundit