14.1 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Dështuan edhe rugovistët, edhe komandantët

Lideri i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, akuzon qeverisjen aktuale për dështimet e mëdha në zhvillimin ekonomik, në diplomaci dhe në luftën kundër korrupsionit. Në intervistën dhënë “Zërit”, Pacolli thotë se kanë dështuar të dy konceptet politike, edhe ata që thirren në filozofinë rugoviane, por edhe krahu i luftës me gjithë ata komandantë.

“Dështuan ata që shpallen si rugovistë, por që kanë shkallmuar vijat kryesore të sjelljes së tij politike. Dështuan dhe ata që thirren në meritat e luftës, duke zhbërë praktikisht me korrupsionin dhe paaftësinë e tyre, me mungesën e rezultateve, arsyet pse u sakrifikua gjithë ai gjak”, ka thënë Pacolli, sipas të cilit, gjendja aktuale u konvenon qeveritarëve.

Pacolli, i cili në zgjedhjet e vitit 2014 nuk arriti të kalojë pragun zgjedhor, thotë se tash e dy vjet është duke punuar me ekspertë për një ofertë të re për qytetarin e Kosovës.

Ai ka thënë se e ka parë me dhembje sesi Kosovës iu shteruan alternativat kryesore qeverisëse. Pikërisht për këtë arsye ka vendosur që së bashku me ekspertët të përsosë ofertën dhe programin e AKR-së për Kosovën.

Më Shumë

Mbi 17 mijë kosovarë udhëtuan drejt Shqipërisë brenda 24 orëve të fundit

Pavarësisht motit me reshje të herëpashershme shiu, qytetarët nga Kosova kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacion për fundjavë, duke rritur ndjeshëm qarkullimin në pikat kufitare. Sipas...

Kurti kujton Ekrem Rexhën: Ishte shpresë për rindërtimin e vendit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar komandantin e Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Ekrem Rexha, në 26-vjetorin e vrasjes së tij. Përmes një...

Lajmet e Fundit