24.9 C
Prizren
E diel, 20 Korrik, 2025

Shokon babai: Do shes djalin e madh të shpëtojë të voglin

“Do shes djalin e madh, që të shpëtoj të voglin”, është kjo deklarata e tmerrshme që Bashkim Muça, banues në fshatin Kodër Bujaras të Elbasanit ka bërë përballë mediave.

Djali i tij, Kleo Muça, 13 vjeç para disa ditësh është rrëzuar duke ecur në një rrugë të pashtruar. Si pasojë e kësaj, babai i të miturit, thotë se ka dëmtuar rëndë të dyja këmbët dhe nuk mund të ecë nëse nuk bëhet operacion.

Babai i mjeruar ka bërë apel që dikush të ofrohet për ndihmë, në mënyrë që 13-vjeçari Kleo Muça, të bëhet operacion në këmbë. Këmba e djathtë ka pësuar fraktura të rënda, duke u thyer e gjitha, ndërsa këmba e majtë ka marrë vetëm krisje. Atë ditë, Kleo ka qenë duke shkuar në shkollë se bashku me shokët e tij. Këta të fundit lajmërojnë familjen, të cilët nxitojnë për ta dërguar djalin drejt Spitalit Kirurgjik të Elbasanit, për t’i dhënë ndihmën e parë.

Pas grafisë, mjekët konstatojnë se gjendja e këmbëve të djalit është serioze, frakturat janë të rënda dhe vetëm ndërhyrja kirurgjikale mund të ndihmojë rikuperimin e vogëlushit. Prindërit thonë se operacioni sipas mjekëve kushton 5 mijë euro, shumë e cila është e papërballueshme për familjen Muça nga Kodër Bujarasi, që të vetmet të ardhura për jetesë ka ndihmën sociale prej 7 mijë lekësh të reja dhe të ardhurat që siguron nga shitja e barishteve të ndryshme.

Në një intervistë për mediat, kryefamiljari i bën apel ministrisë së Shëndetësisë që ta ndihmojë për operacionin e të birit, në të kundër djali rrezikon të presë këmbën e djathtë.

“Do shes djalin e madh, të shpëtoj të voglin. Vetëm kjo më ka mbetur! I lutem Ministrisë së Shëndetësisë dhe atyre që kanë mundësi të më ndihmojnë të shpëtojë Kleon! Unë nuk kam para, ata më thonë të dyja këmbët kushtojnë 5 mijë euro. Unë nuk kam ça të shes”, shprehet me lot në sy Bashkimi, i cili e ka të vështirë të përmbahet.

Kleo jeton me shpresën se dikush do të trokasë në shtëpinë e tij për ta ndihmuar. E vetmja dëshirë e tij është që të ecë sërish e të dalë jashtë për të luajtur me shokët.

“I bëj thirrje qeverisë të më ndihmojë, dua të shkoj në shkollë me shokët”, shprehet vogëlushi me lot në sy.

Më Shumë

Dëshmitari tregon se si ia shëroi plagët një personi që ishte rrahur e maltretuar në burgun e Prizrenit

Në gjykimin për krime lufte ndaj Shaqir Lutvijës, dëshmitari Murat Haxhia tha se personin Sefer Ejupi e kishte shëruar nga plagët që kishte marrë...

Grupi i ikonik Scorpions, koncert në Tiranë më 14 shtator

Pas më shumë se dy dekadash, një nga grupet më ikonike të rock-ut botëror rikthehet në Tiranë për një mbrëmje që premton të shkruajë...

Lajmet e Fundit