8.1 C
Prizren
E mërkurë, 14 Janar, 2026

Filmohen aferat korruptive në Prokurorinë e Prizrenit

Në një hulumtim 5 mujor, emisioni “Drejtësia në Kosovë” ka siguruar prova të cilat flasim për dyshime serioze të korrupsionit në Prokurorinë Themelore të Prizrenit.

Emisioni i cili transmetohet të premten, më 6 maj, në RTK në terminin e rregullt në orën 21:20, sjell detaje për akuzat për korrupsion ndaj prokurorit të krimeve të rënda në Prizren, Bajram Hamitaga.

Dëshmitarë flasin për kërkesat e sekserëve dhe prokurorit për dhënie të mitos për të mbyllur një rast të vrasjes në tentativë.

Emisioni sjell pamjet e filmuara gjatë takimeve të sekserëve dhe ndërmjetësve të prokurorit me familjen Paçarizi, takime në të cilat flitet për paratë dhe ofertën për tërheqje të akuzave.

Në detaje të tjera përfshihen edhe dyshimet se prokurori Hamitaga kishte kontaktuar me familjarë të personave të dyshuar e po ashtu kishte servisuar makinën e barit dhe kishte marrë një çadër oborri pa e paguar.

Bisedat ekskluzive me dëshmitarë të rastit, sekserë dhe prokurorin e dyshuar për mitë-marrje mund t’i ndiqni të premten në RTK.

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmetohet çdo të premte nga ora 21:20 në RTK dhe repriza të hënën në mesditë. /Kallxo.com/

Më Shumë

Derbi në Mitrovicë

ProCredit Superliga vazhdon me super ndeshje edhe në mesjavë. Të mërkurën do të zhvillohen dy ndeshje shumë interesante. Bora do të ndeshet me Rahoveci...

Bashkimi reagon ndaj incidentit në Prizren: Hedhja e sendeve në parket është e papranueshme

KB Bashkimi ka reaguar pas incidentit të ndodhur gjatë ndeshjes kundër KB Go+ Peja, e zhvilluar mbrëmë në Prizren në kuadër të çerekfinales së...

Lajmet e Fundit