30.4 C
Prizren
E mërkurë, 25 Qershor, 2025

Riciklimi i Hoxhajt, skandal politik

E kaluara në MASHT dhe MPJ e ndjek nga pas ish-ministrin. Analistët janë tepër kritikë për riemërimin e Enver Hoxhajt, sepse, sipas tyre, ai nuk bëri asgjë, kur ishte në Qeveri, për t’i ndalur abuzimet, siç ishte rasti me aferat milionëshe të teksteve shkollore, apo degradimi i shërbimit diplomatik të Kosovës

Vendimi i kryesisë së PDK-së për rikthimin e deputetit Enver Hoxhaj në pozitën e ministrit të Jashtëm, pas lirimit të kësaj pozite nga Hashim Thaçi, pavarësisht rezultatit të tij të dobët në qeverisje për dy mandatet e kaluara, ish-ministër i Jashtëm dhe ministër shumë i dështuar i Arsimit, po befason për të keq jo vetëm deputetët e partive politike, brenda dhe jashtë koalicionit qeverisës, por edhe analistë, njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare, shkruan Kosova Sot.

“Diplomacia e Kosovës me vite ka qenë e dështuar dhe vazhdon të jetë e tillë. Edhe me herët, Ministria e Punëve të Jashtme, edhe para Thaçit, gjatë mandatit të tij, por besoj edhe tash, nuk e ka arsyetuar aspak rolin e saj. Kanë qenë shumë të pakta njohjet që ka sjellë Ministria e Jashtme e Kosovës. Thaçi e përfundoi mandatin me një njohje të vetme, të cilën mezi e solli. Mendoj se do të vazhdojë situatë e njëjtë. Përndryshe roli i MPJ-së është esenciale për politikën e jashtme të shtetit dhe sjelljen e njohjeve. Mendoj se në të ardhmen, jo vetëm kryeministri, por edhe Kuvendi duhet ta vlerësojë performancen e MPJ-së dhe të kërkojë nga kryeministri që të ndërmarrë veprimet e duhura për ta përmirësuar gjendjen në këtë ministri”, tha deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, për “Kosova Sot”.

Më Shumë

Globoqica me ndriçim publik – Komuna e Dragashit përmbush edhe një premtim

Fshati Globoqicë tashmë ka ndriçim publik funksional, pas përfundimit të projektit të realizuar nga Komuna e Dragashit, raporton Prizren Press. Ky investim pritet të përmirësojë...

Nis ndërtimi i rrugëve turistike në Vlashnjë e Murradem për zhvillim rural

Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Prizren ka nisur sot ndërtimin e tre akseve rrugore në zonat malore të fshatrave Vlashnjë dhe Murradem,...

Lajmet e Fundit