Arrestohet 61 vjeçarja, shfrytëzonte kamerieret për prostitucion

Policia e Tiranës ka vënë në pranga për prostitucion dy femra, ndërsa një tjetër po procedohet në gjendje të lirë.

Është arrestuar nën akuzën e shfrytëzimit dhe mbajtjes së lokaleve për prostitucion, 61-vjeçarja me iniciale Z. M., me banim në Tiranë.

Gjithashtu po procedohet penalisht në gjendje të lirë 47-vjeçarja V. B., banuese në Tiranë. Mësohet se 61-vjeçarja në lokalin e saj në rrugën e “Kavajës”, i kishte punësuar si kameriere V. B., dhe F. Ç., të cilat i shfrytëzonte për prostitucion duke u siguruar klientë të ndryshëm dhe merrte pagesë nga këta të fundit për këtë veprim.

Ajo kishte vënë në dispozicion lokalin e saj për ushtrim prostitucioni ku shfrytëzonte dy të punësuarat. Lidhur me këtë rast vijojnë ende hetimet, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprat penale të “Prostitucionit”, “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Mbajtjes së lokaleve për prostitucion”./shekulli/

Më Shumë

Arrestohet një i dënuar me një vit burg për ngacmim në Prizren

Është arrestuar i dënuar për ngacmim M.P. nga Prizreni. Ai ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar një (1) vit burg efektiv me vendim...

Bashkimi investon në kushte moderne, nis renovimi i hapësirave të reja në “Sezai Surroi”

KB Bashkimi ka njoftuar nisjen e projektit për renovimin e hapësirave të reja në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, të cilat do të jenë në...

Lajmet e Fundit