3.4 C
Prizren
E enjte, 15 Janar, 2026

Këngëtarja serbe provokohet në Eurovizion: Kostumi juaj kuq e zi, a përfaqëson flamurin shqiptar?

Sanja Vuciq, përfaqësuese e Serbisë në Eurovizion, u gjet para një situate të vështirë gjatë konferencës së djeshme për shtyp.

Këngëtarja serbe Sanja Vuciq dhe ekipi i saj në skenë janë veshur me kostume kuq e zi, dhe kjo ka bërë që një gazetar t’i bëjë pyetje që nëse ato kostume përfaqësojnë flamurin kuq e zi të Shqipërisë.

Një gazetar i “ESCBubble”, në pyetjen e tij tha se, shumica e vendeve këtë vit me kostumet e tyre përfaqësojnë ngjyrat e flamurit prej nga vijnë, por kjo nuk po ndodhë me Serbinë”. “Kostumet tuaja në një farë mënyre përfaqësojnë Shqipërinë, dhe pyetja ime është nëse kjo është për shkak të afrimit të Serbisë dhe Shqipërisë?”, pyeti gazetari.

Këngëtarja serbe nuk preferoi t’i përgjigjet kësaj pyetje, duke thënë se për këtë mund të flas drejtori i koreografisë, Marko Novakoviq.

“Mendoj se ngjyra e kuqe nuk përfaqëson Shqipërinë, por kjo është ngjyra që përfaqëson dashuri, pasion dhe çdo gjë tjetër që ju mund të shihni te e kuqja, përveç simbolit që ju keni parë”, tha Novakoviq.

Tutje ai shtoi duke thënë se kënga serbe ka të bëjë me rritjen e dhunës ndaj grave, dhe ideja e tyre është që femrat të bashkohen kundër këtij fenomeni për ta mundur atë.

Ndërsa për pyetjen e gazetarit, Novakoviq tha se është i brengosur se si ai i sheh ato simbole në atë formë, të cilat tha se mund të jenë vetëm në kokën e tij. /lajmi.net

(Kjo situatë mund të shikohet nga minuta 5.20 e videos).

Më Shumë

44 aksidente rrugore e mbi 1400 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

44 aksidente trafiku janë shkaktuar brenda 24-orëve në vendin tonë. Nga 44 aksidente, 16 janë me të lënduar dhe 28 me dëme materiale. Po ashtu...

Nëna e dy binjakëve të vrarë në Prizren kërkon burgim të përjetshëm për Pleskoviqin

Sot, në Gjykatën e Apelit është mbajtur seanca për shqyrtimin e ankesës ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për rastin ndaj Millosh Pleskoviqit...

Lajmet e Fundit