22.3 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Ramadan Muja ankohet se ia “vodhën” idenë

Kryetari Ramadan Muja, është zemëruar në Bashkësinë Islame të Prizrenit. Ai ka akuzuar këtë institucion fetar se ia ka “vjedhë” idenë dhe propozimin për mbulimin e shpenzimeve të varrimit të qytetarëve.

“Që disa vite, Komuna është duke i mbuluar në shumë prej 50 mijë euro , shpenzimet e varrimit të kategorive sociale dhe atyre skamnore”, ka thënë Muja, raporton TV Prizreni.

“Nuk është korrekte që dikush po pretendon se nuk kemi bërë asgjë në këtë drejtim”, transmeton PrizrenPress.

Kryetari i Prizrenit Ramadan Muja,premton se këtë çështje do t’ia rekomandojë Komitetit për Politikë dhe Financa që ta shqyrtojë mundësinë që në rishikimin e buxhetit për pjesën e dytë të vitit, Kuvendi të miratojë propozimin për mbulimin e shpenzimeve të varrimit.

“Nëse nuk ndodh një gjë e tillë për pjesën e mbetur të vitit, për vitin në vijim do të kemi vendim të plotë për mbulimin e këtyre shpenzimeve, të cilat sipas parashikimeve tona kapin shumën e 200 mijë eurove që pritet të ndahen nga buxheti i komunës”, theksoi ai./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Mbi 17 mijë kosovarë udhëtuan drejt Shqipërisë brenda 24 orëve të fundit

Pavarësisht motit me reshje të herëpashershme shiu, qytetarët nga Kosova kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacion për fundjavë, duke rritur ndjeshëm qarkullimin në pikat kufitare. Sipas...

Nesër përkujtohet Komandant Drini – Ekrem Rexha, OVL e UÇK-së në Prizren kërkon drejtësi

Nesër, më 08.05.2026, shënohen 26 vite nga vrasja e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Rexha. Me këtë rast, Organizata e Veteranëve të...

Lajmet e Fundit