3.2 C
Prizren
E enjte, 15 Janar, 2026

Trump zbut retorikën ndaj myslimanëve

Kandidati presidencial republikan Donald Trump duket se po e zbut qëndrimin e tij ndaj myslimanëve.

Në përgjigje të vërejtjeve të kryebashkiakut të porsazgjedhur të Londrës, Sadiq Khan, manjati njujorkez tha se deklarata për t’iu ndaluar atyre përkohësisht hyrjen në Shtetet e Bashkuara ishte thjesht një “sugjerim”.

Propozimi polemizues i Trump erdhi pas sulmeve të Parisit nëntorin e kaluar, ku humbën jetën 130 vetë. Për Khan, i shqetësuar se nuk do të mund të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak të besimit të tij, Trump u ofrua të bënte një përjashtim, të cilin kryebashkiaku mysliman i Londrës e refuzoi shumë shpejt.

“Nuk do jem përjashtimi mysliman i Donald Trump”, ishin fjalët e Khan, që këndvështrimin e biznesmenit nga Nju Jorku e konsideron “injorant” dhe thotë se mund ta bëjë si Amerikën ashtu dhe Britaninë e Madhe më të pasigurt.

Pretendimet e Trump u kritikuan ashpër në Shtetet e Bashkuara e përtej tyre dhe ai vetë deri tani i ka qëndruar propozimit me argumentin se është i nevojshëm për sigurinë e vendit.

Të mërkurën megjithatë, Trump tha për Fox News se, bëhet fjalë për një ndalim të përkohshëm, një sugjerim, siç u shpreh ai, derisa të mësojmë se çfarë po ndodh realisht.

Politikani kontrovers ka marrë pozicione të ashpra edhe në të kaluarën për çështje të caktuara vetëm për t’i ndryshuar pastaj pak ditë me vonë.

Më Shumë

Shkrimtari i shquar Fatos Kongoli feston sot 82-vjetorin e lindjes

Sot kremton 82-vjetori i lindjes, shkrimtari Fatos Kongoli. Veprimtaria e tij letrare, veçanërisht pas viteve ’90 ka dhuruar një kontribut të vyer për letërsinë shqiptare. Fatos...

Ismet Peja dhe Porta e Sazanit

Refki Reshitaj Në vitet 1978–1980, Shoqëria Kulturo-Artistike “Jehona” e Suharekës, ku unë isha udhëheqës artistik, u radhit ndër ansamblet më të mira në Kosovë. Krahas...

Lajmet e Fundit