FIFA sot e merr vendimin për Kosovën

Federata Botërore e Futbollit – FIFA sot do ta marrë vendimin për pranimin ose jo të Kosovës në shtëpinë e futbollit botëror

Për t`u pranuar në këtë organizatë Kosovës i nevojiten së paku 105 vota nga gjithsej 209.

Nënkryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka thënë mbrëmë në Ora e Fundit të Klan Kosovës se shpreson që Kosova do i siguroj të 105 votat e mjaftueshme për anëtarësim në FIFA dhe nësë pranimi ndodh ai ka treguar grupin kualifikues për kampionat botëror.

“Shpresojmë shumë që Kosova do sigurojë 105 votat e mjaftueshme dhe do jetë anëtarja e 210 e FIFA-s. Duhet të jemi të rezervuar, por shpresojmë që ai votim të kalojë mirë pasi jemi të pranuar në një konfederatë.”

Ai njëherit ka bërë me dije se Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës do të merr pjesë në Kongresin e 66-të të organizatës botërore të futbollit.

“Fadil Vokrri do të udhëtoj pasi është edhe shtetas francez, ne të tjerët jo pasi që Meksika nuk e njeh Kosovën. Menjëherë pas pranimit do jemi me grupin e Turqisë, Ukrainën, Finlandën dhe Kroacinë për kualifikime të kampionatit botëror. Nëse pranohemi ndeshja e parë do jetë me Finlandën si mysafire, kurse si vendas e kemi me Kroacinë,” ka thënë Ademi,

Dhjetë ditë më parë, vendi ynë u bë pjesë e Federatës Evropiane të Futbollit.

Më Shumë

Komuna e Suharekës pajis “Eko Therandën” me mjete të reja për përmirësimin e shërbimeve publike

Në Komunën e Suharekës janë pranuar pajisje të reja të dedikuara për Ndërmarrjen Publike Lokale “Eko Theranda”, me qëllim të fuqizimit të kapaciteteve operacionale...

Ndërron jetë Dr. Naser Oskaqak

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare Dr. Naser Oskaqak, specialist i kirurgjisë së përgjithshme dhe mjek me një karrierë të gjatë në Spitalin e...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit