19.7 C
Prizren
E enjte, 25 Shtator, 2025

Ahmeti: Së shpejti shqipja, gjuhë zyrtare në Maqedoni

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka premtuar se pas tejkalimit të krizës politike në Maqedoni, do të sillet ligji që garanton përfaqësimin zyrtar të gjuhës shqipe në këtë shtet.

Në një intervistë për “Teleskopi.net” Ahmeti ka thënë se ka edhe institucione tjera, ku duhet të shihen dhe të rregullohet përfaqësimi i drejtë i shqiptarëve, që njerëzit të kenë besueshmëri më të madhe në institucionet vendore.

“Gjithashtu ka mbetur akoma pa u rregulluar ligjërisht, përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe dhe deri tash janë bërë disa hapa në drejtim të avancimit të gjuhës, por akoma nuk kemi një ligj që përfundimisht e rregullon sipas Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë dhe sipas Marrëveshjes së Ohrit”, ka deklaruar Ahmeti dhe ka sqaruar se në Marrëveshjen e Ohrit dhe në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë është e sanksionuar që gjuha, e cila flitet nga më shumë se 20 për qind e qytetarëve, është gjuhë zyrtare.

Ahmeti ka bërë me dije se arsyen se pse BDI-ja nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 5 qershorit dhe nëse ato mbahen, sipas tij, vendi do të shkojë sërish në zgjedhje pas 2-3 muajve. Ai ka treguar se janë duke biseduar edhe me forcat politike në vend dhe me përfaqësuesit ndërkombëtarë, që të gjejnë një zgjidhje të pranueshme për të gjithë.

“Nëse shkon një parti në zgjedhje më 5 qershor, tani unë prej këtu do t’ju garantoj se në një periudhë brenda 2-3 muajve në Republikën e Maqedonisë do të ketë zgjedhje të përgjithshme. Është e pakuptimtë, që një parti e vetme të qeverisë në vend për një mandat katërvjeçar”, ka deklaruar Ahmeti.

Më Shumë

Arrestohet i dyshuari për disa vjedhje në Prizren

Policia e Kosovës ka identifikuar dhe arrestuar sot një përson të dyshuar për disa raste të veprave penale të vjedhjes. Sipas njoftimit të Policisë në...

Ngritet aktakuzë ndaj personit që vodhi mbi 3 kg ari në një argjendari në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër Sh.H, i cili gjendet nën masën e paraburgimit nga data 23 qershor, për shkak të dyshimit...

Lajmet e Fundit