Nis largimi i deponive ilegale të mbeturinave në Malishevë

Drejtoria e Shërbimeve Publike, në bashkëpunim me njësinë e “Ekoregjionit” në Malishevë, kanë filluar aksionin për largimin e deponive ilegale të mbeturinave, në tërë territorin e Komunës së Malishevës. Sot është dita e tretë e këtij aksioni dhe brenda disa ditëve, pritet të largohen të gjitha pikat e evidentuara të grumbullimit ilegal të mbeturinave dhe në të njëjtën kohë ju bëhet thirrje qytetarëve, që të ruajnë ambientin.

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Milazim Morina tha se deri më sot janë pastruar këto fshatra: Mleqan, Plloqicë e epërme, Llazicë, Gollubovc, Plloqicë e poshtme, Bellanicë, Balincë, Drenoc dhe Shkarashnik”.

“Drejtoria ka evidentuar 124 pika ilegale të grumbullimit të mbeturinave dhe brenda njëzet ditëve, pritet të përfundoj ky aksion”, tha ai.

Morina i lut të gjithë qytetarët që të mos i hedhin mbeturinat në ambient, por ta ruajnë ambientin. Po ashtu, ai kujton se përjashtuar tri fshatra të Komunës së Malishevës, të gjitha vendbanimet tjera janë nën menaxhimin njësisë së “Ekoregjionit” në Malishevë dhe mbeturinat largohen rregullisht.

“Edhe pse janë këto pika të evidentuara, mund të them se këtë vit, vërehet një dallim i konsiderueshëm me vitet tjera, pasi edhe pikat e evidentuara, edhe sasia e mbeturinave, janë dukshëm më pakta dhe kjo tregon se çdo ditë e më tepër po e ruajmë ambientin”, tha Morina.

“Nuk do të ndalen së punuari, edhe në forma të ndryshme vetëdijesimi, në mënyrë që ambienti që na rrethon të jetë i pastër”, shtoi ai. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Laura Fazliu në luftë për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka siguruar mundësinë për të luftuar për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, pas një paraqitjeje të mirë...

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Lajmet e Fundit