5.8 C
Prizren
E enjte, 23 Prill, 2026

Bieber akuzohet për vjedhje

Tani për Justin Bieber është shumë vonë që të kërkojë ndjesë. Ylli i muzikës dhe dy bashkë-krijuesit e hitit të vitit 2015 “Sorry” janë paditur për vjedhje të linjës melodike nga një artiste tjetër, e cila e kishte përdorur përpara tyre në një këngë të vetën.

Kantautorja Casey Dienel, e cila performon nën emrin White Hinterland, e akuzoi Bieberin se ka kopjuar deri diku këngën e saj “Ring the Bell”, duke përdorur pa leje një frazë të përsëritur harmonike. Në mesin e të paditurve janë edhe producenti Skrillex dhe Vivendi’s Universal Music Group.

Dienel pretendon se “Sorry”, krijimi më i rëndësishëm i albumit të Bieberit me emrin “Purpose”, me mbi 1.42 miliardë klikime në YouTube, ka përvetësuar karakteristikat e veçanta dhe unike të frazës së përsëritur vokale femërore të këngës së saj, duke e përdorur në 8 sekondat e parë dhe disa herë të tjera më vonë.

Kantautorja thotë se është përpjekur të diskutojë me yllin e “pop”-it për gjetjen e një zgjidhjeje, por ai i ka injoruar pretendimet e saj.

Më Shumë

Prizreni përkujton Alush Kryeziun – 34 vite nga rënia heroike

Familjarë, miq, bashkëveprimtarë, ish-eprorë të lartë të UÇK-së, qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme, të dielën në lagjen “Ortakoll” të Prizrenit, pranë lapidarit...

Përkujtohet heroi Ismajl Kryeziu në Prizren

Me homazhe u përkujtua 27-vjetori i rënies heroike të dëshmorit Ismajl Kryeziu - Komandant Shpendi, ku u kujtua jeta dhe veprimtaria e tij gjatë...

Lajmet e Fundit