Zafir Berisha kandidat për kryetar të NISMA-s në Prizren

Zafir Berisha do të jetë kandidat për kryetar të Degës së NISMA-s në Prizren. Ai thotë se për këtë post do t’i nënshtrohet procesit zgjedhor.

“Po do të jem kandidat për me udhëheqë NISMA-n në Prizren”, konfirmoi Berisha për PrizrenPress.

Nisma në Prizren të dielën do të mbajë Kuvendin e parë zgjedhor. Kuvendi mbahet në Hotel “Theranda” në ora 16:00.

Zafir Berisha deri më tash ka qenë kryetar i Bashkimit Demokratik në Prizren. Ai, pas një marrëveshje, i është bashkuar NISMA-s.

Ai thotë se në zgjedhjet e ardhshme do të jetë edhe kandidat për kryetar të Prizrenit.

“Do të jem edhe kandidat për kryetar të Prizrenit”, shprehet Berisha./PrizrenPress.com/

Më Shumë

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Në Rahovec mbahet festivali poetik kushtuar Xhevdet Bajrajt

Në Rahovec është mbajtur edicioni i parë i Festivalit Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor i organizuar nga Klubi Letrar “Xhevdet Bajraj”, kushtuar...

Lajmet e Fundit