Sir Tom Jones ka pranuar se tejkalimi i vdekjes së bashkëshortes së tij është gjëja më e vështirë që ai ka bërë ndonjëherë.
Këngëtari 75 vjeçar i cili ishte shkatërruar kur bashkëshortja e tij Linda kur ka humbur betejën e shkurtër me kancerin në muajin prill është parë për herë të parë pas vdekjes së saj në festivalin Hay në Wales këtë vikend ku edhe është parë i përlotur.
“Është shumë e vështirë, gjëja më e vështirë që kam bërë në jetën time. Ne ishim të martuar për 59 vjet, ne e njihnim njëri tjetrin prej kur ishim fëmijë, ishte një vdekje e shpejtë, ajo kishte kancer” ka thënë Jones që kishte anuluar disa koncerte për të qëndruar pranë saj, transmeton Klan Kosova.
Çifti ishte martuar kur ata kishin vetëm 16 vjet dhe kanë djalin, Mark që tash është 59 vjeçar.
Këngëtari ka thënë se bashkëshortja e tij Linda është gjëja më e rëndësishme në jetë për të.
“Tash e kuptoj se ajo është gjëja më e rëndësishme në jetën time, tash e kuptoj edhe më mirë se sa e rëndësishme ishte ajo për mua” ka thënë ai duke shtuar se martesa e tyre ishte shumë e mirë dhe asnjëherë nuk kishin menduar për një ndarje të mundshme mes tyre.
Këngëtari që ka pranuar se është akoma shumë i shkatërruar pas vdekjes së bashkëshortes së tij ka thënë se nuk është i sigurt nëse mund të vazhdojë të këndojë por do të përpiqet të bëj një gjë të tillë, duke vazhduar turneun e tij evropian.
“Më duhet ta bëj këtë, kur Linda ishte duke vdekur më pa se isha i shkatërruar por me tha se do të jem mirë, më tha të vazhdoja tutje” ka përfunduar Sir Tom Jones që është bërë shumë emocional duke folur për këtë pjesë të jetës së tij.