“EC Ma Ndryshe” fajëson Mujën, Shalën e Aganin për vdekjen e 3 vjeçes

Organizata Joqeveritare “EC Ma Ndryshe” ka thënë se moskujdesi ndaj trashëgimisë dhe lënia e monumenteve në gjendje të tanishme ka prodhuar edhe tragjedi. Kjo organizatë ka kërkuar dorëheqje dhe përdjegësh penale për Ramadan Mujën, Kujtim Shalën e Ferid Aganin.

“Bazuar në deklarimet e zyrtarëve të Policisë rajonale të Prizrenit, nga shembja e një shtëpie të vjetër në Qendrën Historike të Prizrenit, të hënën, një fëmijë ka humbur jetën dhe dy persona tjerë kanë pësuar lëndime. Moskujdesi ndaj trashëgimisë dhe lënia e monumenteve në këtë gjendje tashmë ka prodhuar edhe tragjedi”, thuhet në reagimin e “EC Ma Ndryshe”.

“Duke shprehur pikëllimin për këtë humbje, kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, ministrit të Kulturës, Kujtim Shala dhe ministrit të Mjedisit e Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, përfshirë dhe përgjegjësinë penale për shkaktim të vdekjes si rezultat i papërgjegjësisë”.

“EC Ma Ndryshe” edhe një muaj më parë pat kërkuar intervenimin urgjent të institucioneve përgjegjëse në objektet në rrugën “Marin Barleti”, që janë në prag të kolapsit. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi...

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Lajmet e Fundit