13.8 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

I preu kokën kushëririt, i akuzuari dorëzohet

Gjykata Penale e Tiranës ka shpallur arrest me burg për 27-vjeçarin Krenar Terpollari, nën akuzë për vrasje në rrethana cilësuese, pas dyshimeve të shtetit grek se ai është një ndër bashkautorët që vrau në Greqi dhe i preu kokën kushëririt të tij Bledar Terpollari.

Burime konfidenciale i thanë Top Channel se i riu nga Skrapari është vetëdorëzuar dy ditë më parë në Policinë e Tiranës, ndërkohë që brenda këtyre orëve Gjykata e Thesprotisë në Greqi ka dërguar me urgjencë masën e shpallur në mungesë.

Për këtë arsye, gjyqtarja Manjola Xhaxho dha arrest me burg për vrasje në rrethana cilësuese, mbajtje pa leje të armëve të ftohta dhe prodhim pa leje të armëve sportive.

Terpollari përmendet nga dy të arretsuarit në Greqi, Emiliano Nana dhe Pajtim Jaupi se më 9 maj vrau e mandej i preu kokën kushëririt të tij për 20 mijë euro.

Nga rrëfimi i shokëve të tij në Greqi, Krenar Terpollari dyshohet ta ketë marrë kokën e viktimës për ta sjellë në Shqipëri si provë se porosinë e kishte kryer. Ka dyshime se krimi makabër ka ndodhur për prishje të pazareve të drogës.

Më Shumë

Prizreni mirëpret mijëra turistë, sivjet prioritet edhe turizmi rural

Prizreni po vazhdon të mbetet një nga destinacionet më të vizituara turistike në Kosovë, duke tërhequr mijëra vizitorë nga rajoni dhe vende të ndryshme...

Një 17-vjeçar plagoset me armë zjarri në Gjonaj të Hasit, i dyshuari 16-vjeçar dorëzohet në polici

Një 17-vjeçar është lënduar nga arma e zjarrit në fshatin Gjonaj të Hasit të Prizrenit. Ngjarja raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e 02.05.2026. Policia bën të...

Lajmet e Fundit