LVV sot në Kuvend, jo edhe AAK e “Nisma”

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancën e parë pas tre muajve me një pjesë të opozitës prezent në sallë pas vendimit të Lëvizjes “Vetëvendosje” që të kthehet në punën e legjislativit. Megjithatë, në rendin e ditës janë 15 pika, por nuk figuron shqyrtimi dhe miratimi i Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, çështje kjo që do të kthente tërë opozitën në Kuvend.

Mirëpo, në seancën e sotme e vetmja parti opozitare e cila do të jetë e pranishme është “Vetëvendosja”, e cila tashmë ka marrë vendim që kundërshtimin ndaj Qeverisë ta bëjë në Kuvendin e Kosovës. Ndërsa, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe “Nisma për Kosovën” do të jenë të pranishme në seancë plenare vetëm në momentin kur do të jetë në rend dite shqyrtimi dhe miratimi i Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.

Nënkryetari i AAK-së, Ali Berisha, ka thënë për “Zërin” se vendimi i AAK-së për bojkotim të seancave është marrë shumë kohë më parë dhe se nuk do të ndryshojë ky vendim derisa në rend dite nuk vjen ratifikimi i Demarkacionit. “Aktualisht AAK-ja, besoj edhe ‘Nisma’, kanë qëndrim se nuk do të jenë pjesë e Kuvendit vetëm e vetëm atëherë kur të trajtohet çështja e Demarkacionit.

Në momentin që trajtohet çështja e Demarkacionit është një qëndrim i partisë qysh herët se AAK-ja të kthehet në Kuvend dhe të mundohet me të gjitha metodat e veta demokratike ta kundërshtojë një marrëveshje të tillë”, ka thënë Berisha./zeri/

Më Shumë

Përmbyllet manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Me një ceremoni solemne të mbajtur në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, është përmbyllur edicioni i sivjetmë i manifestimit tradicional “Java Remzi...

Totaj shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të punëtorit në vendpunishte në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit, duke theksuar se në këto...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit