Zhbogar thërret Ramadan Mujën të largohet nga politika

Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar ka thënë se misioni i sundimit të ligjit në Kosovë, EULEX, ka pasur sukses në luftimin e krimit dhe korrupsionit, dhe si raste që dëshmojnë këtë sukses ka përmendur rastet e Ramadan Mujës dhe Azem Sylës.

“EULEX-i ka pasur sukses në luftën e krimit dhe korrupsionit, duke filluar me rastin e Ramadan Mujës në Prizren deri tek rasti i Azem Sylës”, ka thënë Zhbogar, në emisionin “Zona B”.

Përderisa ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla, është arrestuar muajin e kaluar dhe gjendet në burg si i dyshuar për akuzat, krim i organizuar, Ramadan Muja, edhe pse i dënuar nga Gjykata, vazhdon të jetë kryetar i Komunës së Prizrenit.

E Zhbogar ka thënë se politikanët të cilët kanë probleme me ligjin të largohen nga politika.

“Ne i bëjmë thirrje që ata persona që kanë probleme me ligjin të largohen nga politika. Ne nuk qeverisim këtu, përgjegjësia është mbi qeverinë. Ne kritikojmë kur diçka nuk bëhet mirë në Kosovë dhe do vazhdojmë të kritikojmë, ne do ta nxjerrim raportin tonë në tetor dhe do i shpalosim edhe kritikat. Populli e gjykon cilët politikanë duhet ndëshkuar. Në çdo demokraci populli i zgjedh përfaqësuesit dhe ne negociojmë me përfaqësuesit”, ka thënë Zhobgar.

E nga Muja, largimin nga politika, që nënkupton edhe postin e kryetarit të Prizrenit si kandidat i PDK-së në zgjedhjet lokale, e ka kërkuar së voni edhe shoqëria civile në Prizren.

Rasti i vdekjes së Xheneta Gashit, 3-vjeçares, si pasojë e rrëzimit të murit të një shtëpie të vjetër në Zonën Historike të Prizrenit, si pasojë e mos ofrimit të sigurisë në rrugën “Marin Barleti” ka bërë që “Ec Ma ndryshe” të kërkojë dorëheqjen e Mujës, duke e bërë përgjegjës për rastin./Insajderi.com

Më Shumë

Prizreni vazhdon mbështetjen për viktimat e dhunës, nënshkruhet Memorandumi i Mirëbesimit

Komuna e Prizrenit ka nënshkruar sot Memorandumin e Mirëbesimit me Qendrën për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve në Prizren, duke vazhduar mbështetjen institucionale për...

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Lajmet e Fundit