PDK në Malishevë nuk lejon punime të Kuvendit pa fotografi të Thaçit

Duke e vlerësuar situatën e krijuar, dhe me qëllim të evitimit të situatave të pakëndshme, kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Malishevës, Aziz Thaçi, ka ndërprerë vazhdimin e seancës.

Anëtarët e kuvendit nga radhët e PDK-së sërish kanë bllokuar foltoren në sallën në mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Malishevës, duke krijuar edhe zhurmë, për ta pamundësuar vazhdimin e mbledhjes së pestë, në shenjë pakënaqësie, për mos vendosjen e fotografisë së Presidentit të vendit në sallën e mbledhjeve të KK-së, shkruan portal Online. Duke e vlerësuar situatën e krijuar, dhe me qëllim të evitimit të situatave të pakëndshme, kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Malishevës, Aziz Thaçi, ka ndërprerë vazhdimin e seancës. Për të njëjtën çështje, mbledhja e pestë e rregullt e KK të Malishevës, ishte ndërprerë edhe me datën 27 maj 2016. Për vazhdimin e seancës, kryesuesi i KK-së, Aziz Thaçi, do ti njoftoj anëtarët e kuvendit me kohë.

Kuvendi i Komunës së Malishevës paraprakisht ka vazhduar punimet e mbledhjes së pestë, ku anëtarët e KK-së, me shumicë të votave kanë miratuar propozimet e Këshillit Organizativ për shënimin e 16 Qershorit-Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Malishevës, për ndarjen e çmimeve tradicionale “Imer Krasniqi”-për trimëri dhe heroizëm, çmimin “Hamdi Berisha”-për kontribut në shollën shqipe dhe çmimin “Dr.Shpëtim Robaj”-për kontribut në shëndetësi. Fituesit çmimet do ti marrin më 16 Qershor, me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve. Propozimet e Këshillit Organizativ, i ka prezantuar Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Më Shumë

Vërshimet në Rahovec, institucionet diskutojnë masat e reagimit

Përfaqësues të Komunës së Rahovecit morën pjesë në punëtorinë njëditore me temë “Vërshimet në Rahovec”, të organizuar nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent me mbështetjen...

Parajsa në ty

Ilir Muharremi Shpirti im gjen qetësi dhe prehje në përqafimin e ngrohtë të saj, një përqafim plot vullnet, afërsi dhe zjarr të brendshëm. Të dy...

Lajmet e Fundit