30.8 C
Prizren
E diel, 27 Korrik, 2025

Nait Hasani: Demarkacioni po lëkundë edhe koalicionin qeverisës

Dështimi i Qeverisë së Kosovës për të dërguar me “afat të përshpejtuar” në Kuvendin e Kosovës demarkacionit me Malin e Zi ka shpërfaqur kohëve të fundit dallime në mes të partnerëve qeveritarë – LDK-së dhe PDK-së.

Derisa zyrtarë të LDK-së në qeveri kanë insistuar deri më tani që marrëveshja për demarkacionin është rishikuar disa herë dhe për një gjë të tillë tashmë nuk ka nevojë, ka pasur përfaqësues të PDK-së të cilët kanë pasur një qasje më të rezervuar ndaj kësaj. Sipas tyre, ka ende hapësirë që çështja të analizohet edhe në nivele të tjera.

Së fundi, është deputeti nga PDK, Nait Hasani, i cili ka shprehur pakënaqësitë e tij lidhur me politika të caktuara të koalicionit qeverisës.

Ai vlerëson se pakënaqësitë e disa deputetëve brenda të dy partive të koalicionit e rrisin mundësinë e luhatjes së qëndrueshmërisë së koalicionit qeverisës, si dhe mundësinë që të shkohet në zgjedhje.

“Arsyeja e parë është që koalicioni nuk ka politika të përbashkëta qeverisëse. Janë dy grupe politikash nga subjektet politike në koalicion. Arsyeja e dytë është dominimi politik i partive mbi njëra tjetrën, në luftë për marrjen e primatit.”

“Deri më tash PDK ka qenë me primatin e partisë së parë. Lufta e LDK-së, që ta ketë edhe ajo primatin e partisë së parë, duke bërë tregtinë e deputetëve nga partia në parti, tregon që është luftë e heshtur, luftë që tregon se kërkesat e tyre janë për ta ndryshuar një gjendje. Prandaj, mendoj se këto lëvizje janë mjaft serioze dhe besoj që mund të shkohet edhe deri në zgjedhje”, thotë Hasani për REL.

Por, a do të ndikojë pakënaqësia dhe mospajtimet e disa deputetëve nga të dyja partitë e koalicionit qeverisës, në vendimin për ratifikimin ose jo të marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi?

Deputeti Hasani shpreh mendimin se kjo situatë do të ndikojë, për shkak se, siç thotë ai, çështja e demarkacionit ka të bëjë me një vendim politik, i cili ndërlidhet me liberalizim të vizave për Kosovën. Këtë situatë dhe këtë ndërlidhje, sipas tij, e kanë sjellë dy subjektet e koalicionit qeverisës.

“Unë besoj që deputetët nuk do ta votojnë. Unë besoj në përgjegjësinë e tyre dhe nuk do ta votojnë”, theksoi Hasani.

Ndërkaq, deputeti Gashi ka theksuar se nuk dëshiron të paragjykojë se cili do të jetë vendimi i deputetëve lidhur me marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi.

“Nuk mund të paragjykoj asnjë lloj procesi vendim-marrës në Kuvend”, ka theksuar Gashi.

Më Shumë

Zjarr masiv në Lubizhdë të Prizrenit, kryetari Totaj nga terreni: Situata është nën kontroll

Një zjarr masiv ka përfshirë Lubizhdën e Prizrenit, si pasojë e temperaturave të larta që kanë mbretëruar ditëve të fundit. Për të parë nga...

NISMA Socialdemokrate zyrtarizon Albulena Balaj-Halimaj si kandidate për kryetare të Prizrenit

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka shpallur zyrtarisht Albulena Balaj-Halimaj si kandidate të partisë për kryetare të Komunës së Prizrenit. “Albulena Balaj-Halimaj është një...

Lajmet e Fundit