19.3 C
Prizren
E enjte, 25 Shtator, 2025

30 thëniet më brilante të George Bernard Shawt

George Bernard Shaw (26 korrik 1856 – 2 nëntor 1950) ishte një dramaturgët më të mirë të historisë dhe bashkëthemelues i London School of Economics.
Irlandezi që ishte edhe kritik e polemist, ndikoi në teatrin perëndimor, por edhe në kulturë dhe politikë. Shaw shkroi mbi 60 vepra dhe i njohur për satirën bashkëkohore dhe ai u bë dramaturg kryesor i brezit të tij, ndërsa në vitin 1925 u nderua me Çmimin Nobel në letërsi.

Refuzimi i parave të Nobelit

Në vitin 1926, shkrimtari George Bernard Shaw refuzon të pranojë paratë për Çmimin Nobel që kishte fituar, duke thënë: “Unë mund ta fal Alfred Nobelin për shpikjen e dinamitit, por vetëm një djalli në formë njeriu mund t’i kishte shkuar në mendje për ta shpikur Çmimin Nobel”. Çmimi Nobel u themelua në vitin 1895 nga kimisti suedez Alfred Nobel (1833-1896), autor i rreth 350 shpikjeve, por më i famshëm për shpikjen e dinamitit.

Vlerësimi për Nolin

Kur Fan Noli botoi librin “Bethoven and French Revolution”, i dërgoi një kopje edhe kritikut George Berndard Shaw. E ky iu përgjigj me shaka e kompliment: “Ngatërruat profesionin kur u bëtë prift…”.

30 thëniet më brilante të George Bernard Shawt

George Bernard Shaw dikur tha: “Shpesh e citoj veten time. Është si një erëz e shtuar në bisedat e mia”. Dhe ai kishte plot shprehje të mira nga të cilat mund të zgjedhësh.

1 – “Koha është një mësues i mirë, por i vret të gjithë nxënësit e saj”.
2 – “Një jetë e kaluar me gabime jo vetëm që është më e ndershme, por më e vlefshme se një jetë e kaluar duke mos bërë asgjë”.
3 – “Fuqia e vëzhgimit të saktë është quajtur zakonisht cinizëm nga ata që nuk e kanë këtë aftësi”.
4 – “Vetja e pandërgjegjshme është gjeniu i vërtetë. Frymëmarrja juaj bëhet keq në momentin që vetë e ndërgjegjshmja përzihet me të”.
5 – “Nuk ka sekrete të mbajtura më mirë sesa sekretet që supozojnë të gjithë”.
6 – “Ne mësojmë nga përvoja, se njerëzit nuk mësojnë kurrë ndonjë gjë nga përvoja”.
7 – “Mos i bëj të tjerëve atë që të tjerët të bëjnë ty, pasi nuk mund të keni të njëjtat shije”.
8 – “Ai s’di asgjë dhe mendon se di çdo gjë. Kjo tregon një karrierë të qartë politike”.
9 – “Nuk ka dashuri më të sinqertë se sa dashuria për ushqimin”
10 – “Ferri është plot i mbushur me muzikantë amatorë”.
11 – “Mënyra ime e të bërit shaka është të tregoj të vërtetën. Është shakaja më qesharake në botë”
12 – “Për aq kohë sa kam një dëshirë, kam një arsye për të jetuar. Kënaqësia është vdekje” .
13 – “Në burgun e parë që pashë ishte e gdhendur: Mos bëni keq, mësoni të bëni mirë, por ajo ishte e shkruar jashtë, kështu që të burgosurit nuk mund ta shihnin”.
14 – “Ata të cilët nuk ndryshojnë dot mendjen e tyre, nuk mund të ndryshojnë asgjë”
15- “Nuk luajmë më sepse plakemi. Plakemi sepse nuk luajmë më”.
16 – “Gazetat duket se e kanë të pamundur të diskriminojnë mes një aksidenti me biçikletë dhe kolapsit të një qytetërimi”.
17 – “Kërcimi: Shprehja vertikale e një dëshire horizontale të legalizuar nga muzika”.
18- “Sikur të gjithë ekonomistët në botë të ishin vënë njëri pas tjetrit, nuk do të arrinin asnjë konkluzion”.
19- “Rregulli i artë është se nuk ekzistojnë rregullat e arta”.
20- “Nëse nuk shkëputesh dot nga skeleti i familjes, ju mund ta bëni atë të kërcejë”.
21 -“Rinia është e mrekullueshme. Sa krim që shpenzohet më kot tek fëmijët”.
22 – “Martirizimi është e vetmja mënyrë si një njeri mund të bëhet i famshëm pa aftësi”.
23- “Mungesa e parave janë rrënja e gjithë të këqijave”
24- “Kur një gjë është për të qeshur, kërko me kujdes për një të vërtetë të fshehur”.
25- “Fuqia e vëzhgimit të saktë është quajtur shpesh cinizëm nga ata që nuk e kanë atë”.
26- “Shkenca kurrë nuk zgjidh një problem pa krijuar dhjetë të tjerë”.
27- “Nuk ka dashuri më të sinqertë se ajo për ushqimin”.
28- “Potinusi: Është e mundur që Çezari, zotëruesi i botës ka kohë të merret me çikërrima te tilla si puna e taksave? Çezari: Miku im, taksat janë lufta më e rëndësishme e një perandori”. – George Bernard Shaw (Çezari dhe Kleopatra)
29- “Nuk kemi të drejtë të konsumojmë lumturinë nëse nuk e prodhojmë atë, si dhe nuk kemi të drejtë të konsumojmë pasuri pa e fituar me mund”.
30- “Kujdes nga dituria e devijuar sepse ajo është më e rrezikshme se padituria”. (“TO”)

Më Shumë

Dy yje të rinj bashkohen me Prizrenin: Eden Cingu dhe Allen Powell

Proton Cable Prizreni është gati të nisë sezonin me dy përforcime të rëndësishme që pritet të japin një kontribut të madh në ekip. Eden Cingu...

“InHUMAN” ndez skenën e Teatrit “Bekim Fehmiu” në Prizren

Teatri i Qytetit “Bekim Fehmiu” në Prizren solli mbrëmë premierën e shfaqjes “InHUMAN”, një produksion që ofron një eksperiencë teatrale të thellë dhe reflektuese...

Lajmet e Fundit