13.9 C
Prizren
E shtunë, 24 Maj, 2025

Nisma në Prizren përkrah protestën, fton qytetarët të marrin pjesë

Nisma në Prizren ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë nesër në protesëtn e organizuar nga shoqëria civile që për kërkesë ka dorëheqjen e Ramadan Mujës dhe Ministrit të Kulturës dhe atij të Ambientit pas vdekjes së një vajze tre vjeçare nga shembja e një shtëpie të vjetër në Prizren.

“Nëse një qeverisje nuk është e aftë të garantojë së paku nevojat themelore për qytetarët e vet, siç është siguria për të jetuar, atëherë konsiderojmë se ajo qeverisje është e kriminalizuar”, thuhet në komunikatën e Nismës në Prizren.

“E kur marrim për bazë tragjedinë e ditëve më parë që ndodhi në Prizren, nuk ka se si të rrihet indiferent karshi kësaj tragjedie, andaj reagimi dhe protesta qytetare duhet të jenë mëse të domosdoshme”.

“Andaj, dega e NISMA –s në Prizren del në mbështetje të protestës dhe njëherësh fton anëtarët, simpatizantët dhe qytetarët që sa më masovikisht të dalin nesër në protestën që organizohet për të kërkuar llogari nga institucionet lokale dhe qendrore për vdekjen e tre-vjeçares,Xheneta Gashit”.
Protesta do të mbahet më 15 qershor 2016, e mërkurë, në Sheshin Shadërvan të Prizrenit dhe fillon në orën 12;00h./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizren: Një e mitur përfundon në spital, i ra shenja e komunikacionit që e goditi një person me rimorkio

Një vajzë e mitur nga Landovica ka përfunduar në Spitalin Rajonal të Prizrenit pasi është goditur nga shenja e komunikacionit, të cilën nga pakujdesia...

Policia jep detaje për arrestimin e avokatit, zyrtarit të gjykatës dhe një qytetari në Prizren

Tre të dyshuar- një avokat, një zyrtar i gjykatës dhe një qytetar, janë arrestuar të enjten dhe u dërguan në mbajtje në Prizren nën...

Lodra e të varfrit

Postieri

Lajmet e Fundit