Talebanët vrasin 14 punonjës të huaj

Policia afgane njofton se 14 të huaj janë vrarë gjatë një sulmi vetvrasës me bombë të kryer nga talebanët.

Sulmi kishte cak një autobus të vogël në kryeqytetin afgan, Kabul.

Zëdhënësi i ministrisë së brendshme, Sediq Seddiqi, ka thënë se tetë të tjerë janë lënduar në sulmin që ka ndodhur mëngjesin e sotëm.

Seddiqi ka thënë se autobusi bartte roje të sigurisë nga Nepali të cilët punonin “për një kompani të huaj”.

Automjeti është sulmuar në autoudhën kryesore që e lidhë Kabulin me qytetin lindor, Xhalalabad.

Por, autoritetet kanë thënë se në automjet ka mundësi të ketë pasur edhe persona nga shtete të tjera, ndërsa ata janë duke u munduar që të identifikojnë nacionalitetin e të gjitha viktimave.

Ende nuk është e qartë se për cilën kompani punonin viktimat.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Muhaxhid ka thënë se ky grup militantësh është përgjegjës për sulmin, duke shkruar në rrjetin social, “Twitter”, se sulmuesi vetvrasës qëllimisht i ka pasur cak “rojet e pushtuesve të huaj”.

Më Shumë

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Nis asfaltimi i rrugës drejt Ujëvarave të Mirushës

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se kanë nisur punimet e asfaltimit në kuadër të projektit për ndërtimin e...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit