I zë stuhia në liqen, humbin jetën 10 fëmijë në Rusi

Në rajonin verior të Rusisë, Karelia, kanë ndërruar jetë të paktën 10 fëmijë, pasi u zunë në det të hapur nga një stuhi e fuqishme në liqenin Syamozero.

Duke cituar kryebashkiakun e Moskës, Sergei Sobyanin, mediat shkruajnë se 10 fëmijët që kishin shkuar atje me pushime dhe ishin pikërisht nga Moska, tashmë mund të kenë humbur jetën.

Ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit kanë deklaruar për median ruse se të paktën 11 persona kanë vdekur, pa thënë moshën e tyre.

Sipas mediave ruse, viktimat kanë qenë pjesë e një grupi prej 49 personash, nga të cilët 11 janë shpëtuar deri më tani, ndërsa kërkimet vazhdojnë për 27 të tjerët.

Më Shumë

Mbi 1700 gjoba ndaj shoferëve që nuk respktuan rregullat në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e trafikut për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Gjatë...

Totaj priti delegacionin e Iowa Soccer Association nga SHBA-ja

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të Iowa Soccer Association nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili...

Lajmet e Fundit