58-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten, arrestohet

Plagosi me thikë bashkëshorten, Policia e Vlorës arrestoi 58-vjeçarin.

Burime nga policia bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Banush Metaj, 58 vjeç, banues në Vlorë.

Banushi është konfliktuar në banesë me bashkëshorten. Në fillim çifti ka nisur të konfliktohet verbalisht dhe më pas situata ka dalë jashtë kontrollit.

58-vjeçari ka nisur që ta qëllojë e më pas mori thikën, me qëllimin që ta vrasë. Si pasojë, gruaja T. Metaj 56 vjeçe është qëlluar me thikë në dorë. E dëmtuara ka shkuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkaq ajo ka bërë denoncim ndaj bashkëshortit dhunues. /Shqip/

Më Shumë

Prizren: Gjyqtarja Diora Bajrami siguron kandidaturën për anëtare të KGJK-së

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit është zhvilluar procesi zgjedhor për përzgjedhjen e kandidatit të vetënominuar për anëtar të Këshilli Gjyqësor i Kosovës nga radhët...

Bashkimi para renovimit profesional të hapësirave

Nënkampioni i Kosovës, KB Bashkimi, ka bërë të ditur përmes një njoftimi se ka bërë projektin për renovimin e hapësirave të klubit në “Sezai...

Lajmet e Fundit