Shkarkohet Mensur Bytyçi

Drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik në Prizren, Mensur Bytyçi nuk do të jetë më pjesë e Qeverisë së Ramadan Mujës. Ai është shkarkuar nga ky post, pasi një mosmarrëveshjeje që ka pasur me partinë e tij-AAK-në.

Burimet e sigurta të “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se Bytyçi do të zëvendësohet javën e ardhshme.

“Edhe sot ka shkuar në punë. Prej nesër ai nuk do të shkojë më në punë”, tregon burimi për “PrizrenPress” .

Emri i drejtorit të Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Prizrenit, Mensur Bytyçi, vitin e kaluar është përmendur në një raport të Inteligjencës së Njësisë kundër terrorizmit në Policinë e Kosovës, ku janë dhënë përshkrime mbi organizatat që dyshohet se kanë lidhje me ekstremizmin fetar e që kanë vepruar dhe veprojnë në Kosovë.

Sipas këtij raporti, Bytyçi është bashkëpunëtor i organizatës “Kur’an”, bashkë me disa persona të tjerë, në mesin e të cilëve është edhe një zyrtar tjetër i Komunës së Prizrenit.

Në raport Bytyçi figuron si pronar i librarisë “Pena”.

Ndërkaq, Bytyçi ka mohuar të ketë lidhje me ekstremistët islamikë apo organizatat terroriste
Partitët opozitare, ndërkaq patën kërkuar shkarkimin e tij. Edhe përkundër kësaj kërkese kryetari Ramadan Muja nuk e pat shkarkuar./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për studentët e rinj më 29 qershor

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren njofton të gjithë maturantët dhe kandidatët e interesuar se më 29 qershor 2026 do të shpallet zyrtarisht konkursi për...

Sami Frashëri, intelektuali që i kushtoi jetën çështjes kombëtare

Më 18 qershor 1904, u nda nga jeta Sami Frashëri, pas një jete në përkushtim të kauzës atdhetare. Samiu, ishte intelektual, gazetar, leksikograf, dramaturg dhe...

Lajmet e Fundit