Çoçaj s’jep dorëheqje, shpall konkursin e manifestimit për të cilin u dënua

Edhe pse Gjykata Themelore e Prizrenit e shpalli fajtor drejtorin komunal të Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçajn për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ai ende s’po dorëhiqet nga kjo pozitë.

Madje, manifestimi për të cilin u dënua ky për keqpërdorim si organizator, “Java e Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”, Komuna e Prizrenit po mendon ta zhvillojë këtë vit.

Kryesuesi i Kuvendit të Prizrenit, Kujtim Gashi, tha se DKA ka bërë një propozim për organizimin e këtij manifestimi i cili mbështetet përmes pozicionit të subvencioneve nga komuna, dhe se ne mbledhjet e radhë së Kolegjiumit të Drejtorëve do të merret vendim për lejimin e shpalljes së tenderit (sipas rekomandimit të Auditorit të Përgjithshëm) për organizimin e këtij aktiviteti tradicional.

Televizioni i Prizrenit raporton se aktualisht drejtorit të dënuar për organizimin e këtij manifestimi, Nexhat Çoçajt po i kërkohet dorëheqje para se ai të shkarkohet nga kryetari Muja, por para një presioni të tillë drejtori i dënuar nuk është duke lëshuar pe, për arsye të njohura të dënimeve të ngjashme nga gjykata ndaj zyrtarëve më të lartë të komunës.

Më Shumë

Bashkimi para renovimit profesional të hapësirave

Nënkampioni i Kosovës, KB Bashkimi, ka bërë të ditur përmes një njoftimi se ka bërë projektin për renovimin e hapësirave të klubit në “Sezai...

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për President

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për President të vendit nëse kjo mundësi do...

Lajmet e Fundit