6.9 C
Prizren
E diel, 16 Nëntor, 2025

Urdhër-arrest për Princ Valentino Corleonen

Ndonëse ishte ftuar me ftesë të rregullt nga Gjykata në Gjilan, në seancën e sotme nuk është paraqitur as i akuzuari Princ Valentino Corleone as mbrojtësi i tij, Sherif Sherifi.

Për këtë arsye, prokurori Arben Kadriu kërkoi nga kryetari i trupit gjykues, Naser Maliqi, që ndaj të akuzuarit të lëshohet urdhër-arrest për shkak se ai edhe më parë nuk është paraqitur në gjykatë me arsyetimin se gjendet në Itali.

Me aktvendim u aprovua propozimi i prokurorit ngase në rastet kur Corleone nuk është paraqitur në gjykatë nuk ka dëshmuar me prova se vërtetë gjendet jashtë shtetit.

Ndërsa, në seancë ishte prezent i akuzuari tjetër, Gent Qamili, i cili akuzohet se në bashkëveprim me Princ Valentino Corleonen kanë kryer veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajta në pronësi, kontroll i paautorizuar i armëve”.

Qamili e Corlone dyshohen se në korrik të vitit 2013, në diskotekën “Stop” në Gjilan, kanë tentuar të shkaktojnë rrezik të madh për jetën e njerëzve, ashtu që pas një marrëveshjeje paraprake, Corleone ia jep një çantë Qamilit, në të cilën gjendej një granatë dore e tipit “A1”.

Me instruksionet e marra paraprakisht nga i akuzuari Corleone, duke i premtuar shpërblim me të holla prej 300 eurove, i akuzuari Genti Qamili merr çantën dhe e vendos në tualetin e diskotekës “Stop” e më pastaj thërret me telefon Policinë e Kosovës dhe e lajmëron se ka bombë në diskotekë dhe largohet.

Sipas aktakuzës, granata e dorës e përdorur nga dy të akuzuarit është gjetur dhe është konfiskuar nga FSK-ja dhe KFOR-i natën e ngjarjes.

KALLXO.com kishte shkruar për rastin e paraburgimit të Corleones. /Kallxo.com/

Më Shumë

Smajl Latifi merr urime të shumta nga bashkëveprimtarë e qytetarë

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, pas fitores së balotazhit për zgjedhjet e 9 nëntorit, ka pritur shumë qytetarë, bashkëveprimtarë e miq në zyrën e...

Robert De Niro do të luajë në njê film për Kosovën

Një film ndërkombëtar që do të trajtojë luftën e Kosovës pritet të mbledhë dhjetëra aktorë të njohur të Hollywood-it, përfshirë edhe legjendën e kinemasë...

Lajmet e Fundit