20.7 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Lotët e hidhërimit

Lot, zhgënjimi dhe hidhërimi. Dy prej ikonave të Italisë, Gianluigi Buffon dhe Andrea Barzagli nuk arritën të kontrollonin emocionet pas eliminimit nga Gjermania në çerekfinalet e Kampionatit Europian.

Andrea Barzagli: “Zhgënjimi është shumë i madh. Dhamë gjithçka, por na mbetet vetëm humbja… Nga gjithçka të bukur që bëm, për fat të keq pas disa viteve nuk do të mbetet asgjë. Askush nuk do ta kujtojë këtë skuadër që dha çdo gjë. Dëshironim të qëndronim së bashku, një grup i madh.”

As Gianluigi Buffon nuk i mbajti lotët në intervistën pas ndeshjes.

Gianluigi Buffon: “U shënjua në rrugë e rëndësishme dhe duhet vazhduar në këtë mënyrë, pasi dhamë maksimumin tonë dhe kjo dukej se ishte e mjaftueshme. Me një grup të madh, asgjë nuk duket e pamundur. Conte na komplimentoi dhe u shpreh krenar që drejtoi këta lojtarë. Dhamë shpirtin drejt ëndrrës, por është e vështirë të humbasësh në këtë mënyrë. Një tronditje.”

Por, nëse tifozët dhe opinioni publik vlerësuan lotët e dy ikonave të Italisë, thuajse të gjithë patën rezerva për 11-metërshat e Simone Zaza dhe Graziano Pelle. Ekzekutimet e tyre u cilësuan të sikletshme, madje në kufijtë e groteskes.

Por, nëse Zaza gaboi edhe pse Conte e aktivizoi pikërisht për ekzekutimet e penalltive, e papranueshme ishte arroganca e shfaqur nga Pelle përballë Neuer. Përpara goditjes, sulmuesi e provokoi portierin gjerman me gjestin e “Panenkas”. Goditja e tij përfundoi jashtë dhe ndoshta ishte më mirë kështu.

https://youtu.be/ownX0TYmS0o

https://youtu.be/lomck3mDC5k

Më Shumë

Arrestohet një person në Rahovec për dhunë në familje, dyshohet se dëboi bashkëshorten dhe tre fëmijët nga shtëpia

Një person është arrestuar në Rahovec nën dyshimin për ushtrim të dhunës në familje ndaj bashkëshortes dhe tre fëmijëve të tyre. Sipas policisë, rasti ka...

Nesër përkujtohet Komandant Drini – Ekrem Rexha, OVL e UÇK-së në Prizren kërkon drejtësi

Nesër, më 08.05.2026, shënohen 26 vite nga vrasja e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Rexha. Me këtë rast, Organizata e Veteranëve të...

Lajmet e Fundit