Manaj me klub të ri

Rey Manaj ka vendosur. Sulmuesi duket se ka rënë dakord me drejtuesit e Pescarës të cilët brenda ditës së martë kanë nxituar për ta huazuar pranë klubit.

Gazetari italian Gianluca di Marzio shkruan në portalin e tij për një marrëveshje të arritur në orët e fundit, por që mungon vetëm firma e Manajt.

Më herët, pas publikimit të lajmit nga gazeta më e madhe sportive në Itali “Gazzetta dello Sport”, se gjermanët e Eintraht Frankfurtit dhe spanjollët e Sporting Gijonit kishin shfaqur interes për Manajn, një tjetër klub nga Seria A kërkoi kartonin e tij.

Po kjo e përditshme tha në rubrikën e merkatos se drejtuesit e Pescarës kanë nisur sot kontaktet me zikaltrit e Interit dhe përfaqësues të futbollistit.

Marrëveshja e huazimit të sulmuesit pritej të mbyllej gjatë darkës. Pescara u ngjit sezonin që kaloi nga Seria B, në Serinë A dhe klubi ka nisur një fushatë përforcimesh për përballjen me më të mëdhenjtë.

Një ditë më parë Pescara kërkoi edhe futbollistin e Kombëtares shqiptare Arlind Ajetin, duke i ofruar një shumë prej 350 mijë eurosh në vit, përfshirë edhe bonuset në të ardhmen, por mbrojtësi e refuozi këtë ofertë.

Më Shumë

Parajsa në ty

Ilir Muharremi Shpirti im gjen qetësi dhe prehje në përqafimin e ngrohtë të saj, një përqafim plot vullnet, afërsi dhe zjarr të brendshëm. Të dy...

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Lajmet e Fundit