Në DokuFest 12 filma në konkurrencën kombëtare

Dymbëdhjetë filma të metrazhit të shkurtët janë në konkurrencë të kategorisë kombëtare në edicionin e 15-të të DokuFest-it. Gjatë ditës së sotme veç është bërë publik i gjithë programi i këtij edicioni i festivalit të dokumentarëve dhe filmave të metrazhit të shkurtët që për të pesëmbëdhjetën herë radhazi mbahet në qytetin e Prizrenit. Pesë filma janë filma kosovarë, tre të Shqipërisë, një i Maqedonisë, një kosovaro-zviceran, një kosovaro-francez dhe një kosovaro-britanik.

“A performance” është filmi i parë në listën e konkurrentëve të kategorisë kombëtarë të DokuFest-it, film ky me regji të Dritëro Mehmetaj e që vjen nga Kosova, pastaj është “Drande” regjia Blerta Berisha dhe Felix Hergert nga Shqipëria, “Ferdonija” me regji të Gazmend Bajri dhe Shkurte Dautit nga Kosova, “I kissed your kiss on your girldriend’s cheek, it was still wet” me regji të Samuel Weniger dhe Dardan Zhegrovës film kosovaro-zviceran, “Is it clear for your ear” regjia Ylli Selmani, Ridvan Hamza dhe Adnan Beqiri film kosovar, “Machinima film” regjia Lum Çitaku film nga Shqipëria, “Mimi” regjia Eneos Çarka nga Shqipëria, “My grandmother” me regji të Jurgen Agushi nga Shqipëria, “Një pikë gjaku” me regji të Bekim Gurit film kosovaro-francez, “Think twice”, regjia Naser Shillova film kosovaro-britanik, “Toka” me regji të Ibrahim Dearit film nga Maqedonia dhe “Treni” me regji të Selmon Beha nga Kosova.

DokuFest nis edicionin e 15-të më datën 5 gusht dhe zgjat deri me 13 gusht, ku përgjatë këtyre tetë ditëve qyteti i Prizrenit merr një pamje mahnitëse, me plotë kreativitet, ngjarje të ndryshme e padyshim edhe filma të ndryshëm kombëtar e ndërkombëtar./KultPlus.com

Më Shumë

Haxhiu bën homazhe për Ukshin Hotin në ditëlindjen e tij

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, sot në ditëlindjen e profesor Ukshin Hotit, ka bërë homazhe në Shtëpinë Muze...

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Lajmet e Fundit