15.5 C
Prizren
E shtunë, 17 Maj, 2025

Zafir Berisha e quan “pis” Presidentin Thaçi

Deputeti i Nismës, Zafir Berisha e ka quajtur “pis” Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin. Sipas tij, Thaci ka dalë nga rruga e kombit dhe Zotit.

“Kur thosha unë se ky injorant ka dalë nga rruga e kombit dhe Zotit, nuk besonte askush. Mendonin se e kam për inate personale. Por jo, s’kam pas asgjë personale me këtë pis, por problemi ishte se e kuptova se njeriu më antikombëtar dhe më shumë që se do këtë vend se ky nuk kam taku gjatë jetës”, shkruan Berisha në Facebook.

Zafir Berisha ka reaguar në këtë mënyrë pas përuljes,që Hashim Thaçi bëri para pllakës me mbishkrimin “viktimat e terrorit shqiptar”

“Vërtet pak me vonesë e kam kuptuar, por një fjalë thotë ,,më mirë vonë se sa mos me kuptu hiq”, shkruan PrizrenPress.

“ Ky tipi me këtë veprim nuk është rastësisht duke legalizuar propagandën fashiste serbe në Kosovë për gjoja masakrat e shqiptarëve kundër serbeve, por ky është misioni tij për degradimin e luftës së UCK-së dhe shtetit tonë”.

“ Përkulja para një pllake ku shqiptarët ofendohen sipas zhargonit sllavë në gjuhën e tyre, tregon idiotizmin e këtij tipi, i cili me vetëdije e bën këtë edhe pse deri tash asnjë organ kompetent nuk e ka vërtetuar se e kanë bërë shqiptarët këtë”.

“ Hasha i Burojës, besoj se e din se logjika e serbeve për vetëflijim shkon deri atje sa se kursejnë as prapanicën e vet me birrë të Pejës, si dikur në vitet 90-të Martinoviqi, sic nuk i kursejnë as edhe fëmijët e vet sikurse rasti i ndodhur gjatë luftës në vitin 1999 në Pejë ku vetë kanë fillu të tregojnë se i kanë vra për me i akuzu shqiptarët pastaj”.

“ Hasha nga është i sigurtë se ,,shiptarski teror,, është ky, apo e paska planifikuar edhe ndonjë shok të vetin me fliju deri në Hagë”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Behar Begaj i LDK-së dhe bashkëpunëtorët e tij i bashkohen Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren po vazhdon të zgjerojë radhët e saj me figura me përvojë të spikatur politike dhe organizative. Në këtë frymë, Behar Begaj...

Gjesti paralajmëron këngën e re – fansat dyshojnë se i dedikohet Eglit

Fenomeni i këtij viti, Gjesti, ka zbuluar një pjesë nga kënga e tij më e re përmes një videoje të postuar në rrjetin TikTok. Kënga,...

Lajmet e Fundit