Prizren: Banorët kacafyten me hajnat, kapin njërin prej tyre dhe e dorëzojnë në polici

Banorë të lagjes “Arbana” në Prizren po ballafaqohen drejtpërdrejt me persona të cilët po tentojnë të kryejnë vjedhje nëpër objekte banimi.

Para tri netëve, duke vërejtur lëvizjen e hajnave, një grup i këtyre banorëve kanë pasur një konfrontim fizik me katër hajna të cilët kishin tentuar të futen në një shtëpi për të kryer vjedhje.

Pas kacafytjes disa minutëshe, hajnat kishin dalur të ikin. Por, siç lajmërojnë banorë të kësaj lagje, mbrëmë rreth orës 22:00 në afërsi të rrugës së tranzitit sërish ka pasur një rast të tentim vjedhjes, me ç’rast fal organizimit të banorëve nuk është lejuar një gjë e tillë.

Banorët të vetorganizuar ia kishin dalur që ta kapin njërin nga personat që kishte tentuar të kryej vjedhje, dhe i njëjti më pas i është dorëzuar organeve policore. /TV Prizreni

Më Shumë

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Prizren: Arrestohet i dyshuari që i vodhi qengjat dhe i shiti te dikush tjetër

Dy ditë më parë, rreth orës 13:00, hetuesit policorë nga Stacioni Policor Prizren Veri kanë identifikuar dhe kanë lokalizuar të dyshuarin D. T., mashkull...

Lajmet e Fundit